Flash

Inzaghi luan 'lojën' e Allegrit: "Juventus ka një avantazh, e kota ta mohojmë"

Lapsi.al 3 February 2024
Inzaghi luan 'lojën' e Allegrit: "Juventus ka një

Një ndeshje që mund të peshojë shumë. Inter-Juve, ndeshja e mbrëmjes së nesërme mes të parit dhe të dytit në renditje, duket se ka një shije titulli. Sigurisht, me katër muaj kampionat për t'u luajtur, nuk është një ndeshje vendimtare, por në të njëjtën kohë mund të vlejë shumë - si për pikët e fituara, ashtu dhe në nivelin mendor - në këndvështrimin e vendosjes përfundimtare. Nëse për shumë, përfshirë Allegrin, zikaltrit janë favoritët, për Simone Inzaghi bardhezinjtë kanë një avantazh të rëndësishëm.

INZAGHI: "PA EUROPËN, KE NJË AVANTAZH"

Trajneri i Inter foli për këtë në konferencën për shtyp të vigjiljes: "Të luash një ndeshje në javë është një avantazh. Nuk ka kuptim ta mohosh, por nuk ka kuptim edhe të flasim për këtë. Ne e dimë që është kështu. Natyrisht jemi të lumtur për rrugën tonë në Champions League dhe do vazhdojmë rrugën tonë, pavarësisht se e dimë se në këtë muaj janar luajtëm pesë ndeshje në njëzet e dy ditë dhe në shkurt do të luajmë gjashtë nga tani deri më 28".

Lexo më tej: Allegri dinak në konferencë para Inter-Juve: "Ndeshje e rëndësishme për kualifikimin në Champions"

VETËM INTER "DUHET" TË FITOJË TITULLIN?

Më pas Inzaghi iu përgjigj edhe atyre që etiketojnë Inter si të vetmen skuadër të 'detyruar' për të fituar titullin: "Nuk më intereson çfarë thonë apo bëjnë të tjerët. Unë e di se cila është rruga jonë dhe se kemi përgjegjësi. Nuk fshihemi. Thjesht po them se do të përpiqemi të luajmë sa më shumë ndeshje. Kritikat që kemi marrë? Kemi bërë palestër të mirë: e kemi forcuar veten. Në të gjitha klubet e mëdha ka presion dhe kërkohen rezultate".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI