Flash

Luftë mes Barcelonës e Real, Ancelotti i përgjigjet akuzave të Xavi: "Nuk ulem në këtë lloj niveli"

Lapsi.al 3 February 2024
Luftë mes Barcelonës e Real, Ancelotti i përgjigjet akuzave
El Clasico luhet edhe jashtë fushës. Sfida e fundit mes Real Madrid dhe Barcelonës, në fakt po zhvillohet në distancë dhe "po e luajnë" dy trajnerët. “Topin e parë” e nisi Xavi, trajneri blaugrana, i cili komentoi në mënyrë polemike episodet e arbitrimit të Real-Almeria: “Po të flas, do të më skualifikojnë. Por e gjithë bota e ka parë...”. Disa madje folën për një kampionat "të trukuar", insinuatë të cilës Ancelotti iu përgjigj menjëherë: "Unë jam profesionist dhe si i tillë nuk dua të ulem në këtë lloj nivele".

EPISODET E REAL-ALMERIA NDEZËN POLEMIKAT

Sa për kujtesë, gjithçka nisi nga Real Madrid-Almeria, një ndeshje e fituar me përmbysje (3-2) nga Blancos. Një fitore, megjithatë, që shkaktoi shumë diskutime për shkak të sjelljes së arbitrit dhe VAR-it. Gjyqtari i ndeshjes shkoi tre herë në monitor për të shqyrtuar po aq episode të dyshimta. E në të tre rrethanat, ai ndryshoi vendimin e tij duke i fishkëllyer në favor të Real Madrid. Në veçanti, goli i barazimi provizor 2-2 i shënuar nga Vinícius (së pari u anulua dhe më pas u vërtetua) ndezi polemika. Lexo më tejVinicius gol me krah, Almerias i anuloi golin. Plasin akuzat ndaj Real, ndërhyn Xavi: "Diçka nuk shkon"

XAVI SULMOI, ANCELOTTI PËRGJIGJET

Edhe tekniku i katalanasve Xavi u ankua për menaxhimin e ndeshjes nga arbitri: "Nëse ne (trajnerët) flasim, ata na skualifikojnë. Por e gjithë bota e pa... Unë tashmë e thashë kundër Getafes se kishte diçka që nuk shkonte". E tani ka mbërritur përgjigja e italianit Ancelotti, i cili në një konferencë për shtyp në prag të derbit me Atletico iu përgjigj ashpër trajnerit katalanas dhe atyre që flasin për një kampionat të “trukuar”: “Unë jam profesionist dhe si i tillë nuk dua të ulem në këtë lloj niveli. Për respekt të futbollit spanjoll".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI