Flash

Tronditet Premier League: futbollisti shtrohet në spital për varësinë nga gazi euforik

Lapsi.al 5 February 2024
Tronditet Premier League: futbollisti shtrohet në spital për

Një futbollist i Premier League, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur aktualisht, është shtruar në spital për varësinë nga gazi euforik. Sipas asaj që raportohet nga Daily Mail, futbollisti është shtruar në një institucion të specializuar mjekësor për të trajtuar varësinë e tij ndaj oksidit të azotit. Bëhet fjalë për një gaz potencialisht të rrezikshëm, i aftë të shkaktojë eufori dhe marramendje dhe, në disa raste, kundër-indikacione serioze si humbje e kujtesës dhe sulme në zemër.

Lexo më tej: Williams, mbrojtësi i United thithte gaz nga tullumbaci në makinë, plasin polemikat: “I papërgjegjshëm”

ULTIMATUM PËR LOJTARIN

Sipas një burimi të cituar nga The Sun, "Familja u ndërgjegjësua për problemin dhe menjëherë i kërkoi ndihmë klubit. Djalit iu tha se nëse dëshironte të vazhdonte karrierën, duhej të kërkonte trajtim në një qendër të specializuar. Ky është lojtari i parë i Premier League që u shtrua në spital për varësinë nga oksidi i azotit, por, duke pasur parasysh se sa i përhapur është gazi euforik në mesin e futbollistëve (përfshirë Walker, Grealish, Alli dhe Bailey, të fotografuar duke e përdorur, red.), ai ndoshta nuk do të jetë i fundit".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI