Flash

Video/ Foden merr topin në shtëpi: City përmbys Brentford me tregolëshin e anglezit, -2 nga kreu

Lapsi.al 5 February 2024
Video/ Foden merr topin në shtëpi: City përmbys Brentford me

Manchester City mposhti Brentford në transfertë me rezultatin 3-1 në ndeshjen e fundit të javës së njëzet e tretë të Premier League. Skuadra e teknikut Guardiola ngjitet -2 nga kreu i tabelës (me një ndeshje më pak). Zhbllokoi takimin goli i Maupay në minutën e 21', por Foden barazoi në kohën shtesë të pjesës së parë (duke shfrytëzuar një gabim të Pinnock). Anglezi u përsërit në minutën e 53' me një goditje me kokë, në asistin e De Bruyne, përpara se të shënonte trigolëshin personal në minutën e 70'.

FODEN SHOW

Guardiola rigjeti sërish dyshen Alvarez-Haaland që nga minuta e parë, por Mark Flekken është protagonisti absolut i pjesës së parë. Portieri, që lë në stol Strakoshën, ndali konkluzionet e sulmuesve miq me ndërhyrje të jashtëzakonshme. Në minutën e 21' Brentford kaloi çuditërisht në epërsi me Maupay, i cili përfitoi nga gabimi i mbrojtjes së Citizens. Flekken ndali sërish De Bruyne, por pak më pas kampionët e Europës barazuan me firmën e Phil Foden. Anglezi përfitoi nga rivënia e gabuar me kokë e Pinnock, duke shënuar me të majtën.

Lexo më tejVideo/ Alisson e katranos, Arsenal dërrmon Liverpool dhe rihap kampionatin: Chelsea thyhet në shtëpi

Numri 49 u përsërit në fillimin e pjesës së dytë me golin që përmbysi përfundimisht rezultatin, duke shënuar me një kthesë akrobatike pas asistit perfekt të De Bruyne. Ruben Dias dhe Gvardiol ishin vendimtarë pas një ore lojë duke ndalur Norgaard dhe Maupay të barazonin në 2-2. Më pas mbrëmja perfekte e anglezit u kurorëzua në minutën e 70' me vulën e tij të tretë, e cila erdhi me një depërtim të përsosur qendror në spondin e Haaland. Ky sukses e çon Manchester City në 49 pikë, po aq sa Arsenal dhe dy më pak se kryesuesi Liverpool (por me një ndeshje më pak se Gunners dhe Reds), ndërsa vendasir mbeten në kuotën 22.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI