Flash

Mbappé lë 'besnikërinë' në Paris: për Real sulmuesi heq dorë nga 80 milionë e ul edhe pagën

Lapsi.al 5 February 2024
Mbappé lë 'besnikërinë' në Paris: për

Kylian Mbappé ka zgjedhur Real Madrid. Në Spanjë dhe Francë nuk kanë më asnjë dyshim për këtë çështje dhe diskutimet tani janë fokusuar në detajet ekonomike që lidhen me transferimin. Kontrata e tij skadon në qershor, sulmuesi së shpejti duhet t'i komunikojë zyrtarisht PSG-së synimin e tij për të mos rinovuar kontratën. Pastaj ai duhet të duhet të respektojë paktin e bërë personalisht me presidentin e PSG Nasser Al-Khelaifi. Në mënyrë të detajuar, në rast të një transferimi zero te Real Madrid, Mbappé në fakt ka premtuar se do të hiqte dorë nga bonusi i besnikërisë prej 80 milionë euro që Parisi duhet t'i paguajë në fund të këtij sezoni. Një heqje dorë e rëndësishme, e cila së bashku me një pagë më të ulët, nënvizon dëshirën e madhe të lojtarit për t'u transferuar në Madrid.

SAKRIFICA PËR TË LUAJTUR NË BERNABEU

Edhe pse ende nuk ka asnjë lajm apo njoftim zyrtar, në Spanjë janë të bindur në suksesin e kalimit të Kylian nën urdhërat e Carlo Ancelotti. E përshtypja është se situata mund të zgjidhet në javët e ardhshme. Ajo që e bind Mbappé të shkojë te Real Madrid, më tepër, nuk është oferta financiare më e lartë se ajo e PSG-së. Përkundrazi. Pas një bonusi të madh të nënshkrimit të kontratës, në Madrid sulmuesi francez duhet të marrë një pagë fikse më të ulët se 72 milionë euro të vendosura në tavolinë nga PSG. Detaje që përvijojnë pjesë-pjesë enigmën e negociatave me merengues dhe që, kombinuar me shkëmbimet e vazhdueshme pozitive mes Real Madrid dhe stafit të lojtarit, sugjerojnë ardhjen e afërt të zyrtarizimit të shumëpritur.

Lexo më tej: PSG humbet yllin e tij, Mbappé te Real Madrid: "Vendimi i tij është marrë"

PLANET E PSG

Sa i përket PSG, në pritje të komunikimeve zyrtare nga Kylian, ata kanë filluar të planifikojnë për të ardhmen. Me shansin e pamundur që francezi të vendosë në mënyrë sensacionale të mbetet në Paris, për momentin, Al-Khelaifi po studion një strategji agresive në merkato për të zëvendësuar Mbappé. Përveç sjelljes së një lojtari të kalibrit të Victor Osimhen apo Rafael Leao në Paris, synimi i PSG ka ndërmend të investojë menjëherë shumën e kursyer mes pagës së Kylian dhe bonusit të besnikërisë për të bërë dy lëvizje të tjera të rëndësishme: një në mbrojtje dhe tjetrin në mesfushë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI