Flash

"Bellingham ëndërra e merkatos". Marotta çon në delir tifozët e Inter e tregon çfarë e largoi nga Juventus

Lapsi.al 6 February 2024
"Bellingham ëndërra e merkatos". Marotta çon në

Pas fitores në Derby d'Italia, Beppe Marotta ka folur për DAZN, duke prekur disa tema të rëndësishme. "Ajo që ka rëndësi është të përfaqësosh një klub që është rikthyer të jetë po aq i rëndësishëm sa ishte në kohën e tripletës - shpjegoi CEO i Inter -. Ne jemi të kërkuar nga shumë lojtarë". "Zielinski? E informova De Laurentiis se po eksplorojmë terrenin në përputhje me rregullat. Pastaj nëse gjithçka shkon mirë do ta teserojmë dhe do ta shpallim - shtoi ai -. Është një nga ato mundësi që një klub duhet të përpiqet të shfrytëzojë".

Marotta nuk ndalet aty, po ndez edhe fantazinë e tifozëve zikaltër. I pyetur nëse ka një ëndërr në merkato, CEO zikaltër u përgjigj: "Bellingham është një lojtar që më bën të argëtohem, por është më mirë të mos përmend asnjë emër... - vazhdoi ai -. Çfarë do të bëj pas Inter? Do të doja të merresha me në nivel politikani sportiv".

Lexo më tejCuadrado feston fitoren e Inter, tifozët e Juventus tërbohen: "Duhet të kesh turp"

Marotta bën edhe një hap të vogël prapa dhe disa shpjegime për lamtumirën e tij nga Juventus. "Kur pronësia synon të përdorë një strategji tjetër, është menaxheri ai që duhet të bëjë një hap prapa. E unë e bëra këtë me një buzëqeshje në fytyrë. Dhashë atë që mora nga Juventus. Ishte e drejtë të respektoja vullnetin e pronësisë, që donte të rinovonte drejtimin - tha ai -. CR7 ishte një operacion me të cilin nuk isha dakord pjesërisht. Lojtari padyshim nuk diskutohet. Nga pikëpamja financiaro-ekonomike, megjithatë, ishte një operacion impenjativ. Por nuk ishte ky elementi që çoi në ndarje - vazhdoi ai -. Ishte më shumë një ndryshim në programin e klubit që çoi në fundin e një ciklit".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI