Flash

Haaland tregon sportistin e tij të preferuar: “Më pëlqen Djokovic, është një kampion dhe është gjithnjë vetvetja”

Lapsi.al 6 February 2024
Haaland tregon sportistin e tij të preferuar: “Më pëlqen
Erling Haaland, pas një sezoni të jashtëzakonshëm, nuk arriti të përsëriste plotësisht veten. Nuk ka dyshim për cilësinë e tij të jashtëzakonshme. Por një problem fizik e mbajti jashtë për më shumë se një muaj dhe për këtë arsye numri i tij i golave nuk është aq impresionues sa ai i 2022-2023. Gjatë kësaj periudhe mungese, norvegjezi ka dhënë një intervistë për podcast-in e Manchester City, në të cilën ai tregoi idhullin e tij sportiv. Pastaj ai zgjodhi emrat e lojtarëve të përsosur për ekipin e tij ideal të futbollit me pesë. Sulmuesi, i cili pavarësisht problemeve fizike ka shënuar 19 gola këtë sezon, i është përgjigjur një pyetjeje për kampionin e tij të preferuar sportiv, duke përjashtuar natyrisht futbollin. E Haaland nuk kishte asnjë hezitim në zgjedhjen e tij. Emri që ai përmendi është ai i Novak Djokovic, numri 1 në renditjen e ATP-së dhe tenisti me numrin më të madh të Slam të fituara në histori (24). Këto janë fjalët elozhuese për serbin, që si futbolldashës i madh që është, sigurisht do ta ketë vlerësuar: "Më pëlqen Djokovic. Mendoj se është shumë i mirë dhe mbi të gjitha është gjithmonë vetvetja. Gjithçka që ka arritur është e pabesueshme, duke dalë nga hiçi dhe nga vendi i tij. Pra, po, unë them Djokovic".

PESËSHJA IDEALE E HAALAND

Golashënuesi më i mirë i Premier League të kaluar, i cili me 44 gola vendosi një rekord monstruoz, më pas zgjodhi edhe kuintetin e tij ideal për një ekip futbolli me pesë persona. Vetëkuptohet që skuadra është shumë e çekuilibruar, por këto lojëra të vogla përfundojnë gjithmonë kështu. Norvegjezi ka zgjedhur tre ish-futbollistë për skuadrën e tij: portierin Iker Casillas, legjendën e Real Madrid dhe kampionin e botës dhe Europës me Spanjën, Paolo Maldini, i cili nuk ka nevojë për prezantim, por është bukur të dihet se Haaland ka zgjedhur një nga mbrojtësit më të mëdhenj ndonjëherë, dhe Ronaldinho, një futbollist i mrekullueshëm brazilian që fitoi gjithçka që mundi. Më pas për sulmin ai luajti i sigurt dhe për të mos zhgënjyer askënd zgjodhi Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo, dy sulmuesit që ia lanë skeptrin atij dhe Mbappé.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI