Flash

Sharje e tone të larta mes teknikut Sarri e lojtarëve të Lazios: tension i lartë në dhomën e zhveshjes

Lapsi.al 6 February 2024
Sharje e tone të larta mes teknikut Sarri e lojtarëve të Lazios:

Në konfrontimin ballë për ballë me skuadrën, Maurizio Sarri zbuloi një koncept sa të thjeshtë aq edhe të ashpër, të cilin ja përplasi në fytyrë lojtarëve të Lazios. "Nëse vërtet nuk mund të më duroni më dhe nuk më doni, atëherë kini guximin (ndoshta duke përdorur një gjuhë më pak të rafinuar... ) t'i kërkoni presidentit të më dëbojë".

Me pak fjalë, ai kurrë nuk do të japë dorëheqjen. Sarri ka edhe një vit nga kontrata e tij (deri në 2025) me një pagë neto prej 3.5 milionë dhe nuk do të heqë dorë nga kjo vetëm për shkak se ka trazira brenda grupit që vitin e kaluar e çoi në vendin e dytë, pas Napolit yjor të Luciano Spallettit. E presidenti, Lotito, nuk ka ndërmend të ndikohet dhe të bëjë ndryshime. Të paktën tani për tani.

ÇFARË E KA RËNDUAR SITUATËN?

Humbja e rëndë në Bergamo ndaj Atalantës, ku ndeshja praktikisht përfundoi në pjesën e parë. Nevoja për të shpenguar menjëherë veten kundër Cagliari dhe për t'i dhënë kuptim një renditjeje që i sheh aktualisht bardhekaltërve në vendin e 9. Lazio është -4 nga Roma e vendit të 5 dhe -5 nga zona e Champions League, përveç se duhet të luajë 1/8 e Champions me Bayern Munich.

Në mes është pakënaqësia që shoqëron një vit të sikletshëm, pa vazhdimësi (nisi keq dhe më pas u rregullua në Serie A, për të përfunduar sërish jashtë rruge), e karakterizuar nga problemet që shfaqen brenda dhe jashtë fushës. Sipas të gjitha gjasave, as vetë Sarri nuk e di se ku të fillojë të korrigjojë atë që ngjan me një cikël jete që duket i shteruar.

Në fakt është luajtur edhe lëvizja e sharjeve dhe fjalëve të ashpra pas humbjes ndaj Inter në Superkupën e Italisë, për shkak të përmasave të humbjes (3-0) dhe shifrës vërtet çarmatosëse të zero goditjeve në portë. I torturuar nga ajo që kishte parë, Sarri shprehu ndjenjat e tij kështu: "Mund të pranohet të humbasësh kundër një ekipi të fortë si Inter, por jo në atë mënyrë".

A I KA LOJTARËT ME VETE?

E në këtë situatë, është vetëm një pyetje që vjen natyrshëm. E ndoshta ai tashmë e ka përgjigjen: sa e ndjekin akoma? Duke gjykuar nga zërat që filtrojnë (për këtë flet Corriere dello Sport), një pjesë e mirë e lojtarëve janë lodhur si nga afrimi, si nga moduli ashtu dhe nga të ndjerit vazhdimisht në shënjestër, me shpatulla pas murit për përgjegjësi të drejtpërdrejtë.

Lexo më tejVideo/ Inter në finale të Superkupës me zhurmë golash: zikaltrit shumë të fortë për Lazion

Pas Bergamos, Sarri përdori termin "cilindratë" për të shpjeguar potencialin aktual që po shpreh ekipi i tij. “Nuk po i referohem vetëm atij fizik, por edhe atij teknik, mendor, i cili është po aq i rëndësishëm sa të tjerët nëse jo më shumë. Neve na ka munguar ndonjëherë një nga këto tre aspekte. Ka skuadra që kur lëvizin, e bëjnë më pak se ne, por janë më efikasë”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI