Flash

Horner akuzohet për ngacmim, Geri Halliwell e mbron e përlotur: “Christian nuk ka bërë asgjë të keqe”

Lapsi.al 6 February 2024
Horner akuzohet për ngacmim, Geri Halliwell e mbron e përlotur:

Stuhia që goditi Red Bull është vërtet e fortë, me pasoja që mund të jenë shumë të rënda dhe të ndryshojnë raportin e fuqisë brenda Formula 1. Sepse Christian Horner, team principal i ekipit austriak e gjen veten të mbytur nga akuzat për "sjellje të papërshtatshme” ndaj një punonjëse të ekipit, të cilës dyshohet se i ka dërguar fotot e tij. Ai tashmë është objekt i një hetimi të brendshëm që mund të çojë në shkarkimin e tij. Në momentin e vështirësisë më të madhe, 50-vjeçari britanik mbështetet nga bashkëshortja e tij, ish-Spice Girl Geri Halliwell. Ajo, edhe pse e dëshpëruar, nuk e braktis dhe është e sigurt për pafajësinë e tij.

HETIMI NDAJ HORNER

Horner është në qendër të një hetimi të nisur menjëherë nga Red Bull dhe i kryer nga një avokat i pavarur i caktuar për të shqyrtuar akuzat kundër tij. “I mohoj plotësisht këto deklarata”, ka qenë komenti i thatë i trurit të triumfeve të skuadrës së Milton Keynes, i cili nga sa mësohet ka refuzuar të japë dorëheqjen, siç i ‘sugjeruan’ drejtuesit e kompanisë.

Që çështja është e një farë rëndësie, dëshmohet nga fakti se gruaja e pretenduar se ishte viktimë e sjelljes së papërshtatshme e paraqiti denoncimin e saj në kompaninë mëmë të ekipit, te Red Bull në Austri. Aq sa stafi në bazën e ekipit në Mbretërinë e Bashkuar tha se nuk ishin në dijeni të akuzave. Gruaja e tij Geri i ka qëndruar gjithmonë pranë Horner në këto orë, duke u thënë të gjithë miqve të çiftit se nuk u beson thashethemeve që qarkullojnë prej ditësh.

REAGIMI I HALLIWELL

Një burim i afërt me ish-Spice Girls i tha Sun: "Geri ka qenë në lot gjatë gjithë fundjavës duke u kujdesur për fëmijët e saj. Ajo këmbëngul se Christian nuk ka bërë asgjë të keqe." Ish-piloti u martua me 51-vjeçaren Halliwell në vitin 2015, pas një viti lidhjeje. Me të ka një djalë shtatë vjeçar, si dhe një vajzë nga një lidhje e mëparshme. Geri ka edhe një vajzë 17-vjeçare nga një lidhje më e hershme. Tashmë lidhja e tyre, e cila u shfaq shumë solide vitet e fundit, po i nënshtrohet provës më të vështirë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI