Flash

Lautaro kërkon të jetë më i paguari në Serie A: Inter gati për sakrificën për të mbajtur argjentinasin

Lapsi.al 8 February 2024
Lautaro kërkon të jetë më i paguari në Serie A: Inter

Optimizmi, nga të dyja palët, nuk mungon dhe dëshira për të vazhduar gjithashtu. Por duhet ende kohë, që është praktikë normale kur janë në lojë shuma të mëdha. Si ato për të cilat po mendon Inter dhe Lautaro Martinez, gjithnjë e më shumë flamuri i zikaltërve. Marotta, për të blinduar Toro dhe për të shmangur 'rrengjet', ka lëvizur shumë përpara. Zhang i ka dhënë pothuajse dorë të lirë drejtuesit për të mbajtur argjentinasin. Këtë e dëshmojnë edhe lëvizjet e CEO-s, i cili vendosi në tavolinë 8 milionë euro (plus bonuse) për rinovuar. Një shumë ‘rekord’, që do ta bënte 26-vjeçarin të ishte më i paguari në skuadër. Por nuk mjafton. Lautaro kërkon edhe dy të tjera, pra 10: distanca nuk është e madhe, gatishmëria e Inter për të bërë një sakrificë për të mbajtur ish-lojtarin e Racing është e fortë.

KUR PRITET ZYRTARIZIMI?

Zyrtarizimi i rinovimit deri në verë është një hap 'i detyrueshëm' në Viale della Liberazione. Në fakt, me valsin e sulmuesve që mund të nisë në verë falë kalimit të Mbappe te Real Madrid, gjithçka mund të ndodhë. E Lautaro, golashënuesi më i mirë në Serie A deri më tani, rrezikon të përfshihet. Në këtë pikë, është të arrihet aty me një rinovim deri në vitin 2028 dhe një vlerësim, raporton La Gazzetta dello Sport, rreth 150 milionë euro. Duke folur për shifrat: në mars, në Madrid, mund të ketë një takim vendimtar me menaxherin Camano, për të gjetur marrëveshjen bazë që do të ratifikohet më vonë.

Lexo më tej"Bellingham ëndërra e merkatos". Marotta çon në delir tifozët e Inter e tregon çfarë e largoi nga Juventus

E sigurtë është se argjentinasi është në rrugën e tij për të qenë jo vetëm më i paguari në skuadër, por edhe në Serie A. Ai tani fiton 6 milionë euro në sezon, do të kalonte Calhanoglu, i cili ka ngecur në 6.5 milionë. Lautaro është kapiten, lider dhe tani një flamur: ai dëshiron një rinovim si një emër i madh absolut.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI