Flash

Jetë e shthurur mes femrave e alkoolit: në gjyq zbulohet se Dani Alves ka mbetur trokë

Lapsi.al 7 February 2024
Jetë e shthurur mes femrave e alkoolit: në gjyq zbulohet se Dani Alves

Ka nisur prej disa ditësh gjyqi që sheh të pandehur ish-mbrojtësin e Barcelonës dhe Juventus, Dani Alves. Braziliani duhet të mbrohet nga akuza për agresion seksual ndaj një vajze, me ngjarjet që ndodhën në një klub të njohur në qytetin katalanas në dhjetor të vitit 2022.

Ndërkohë nga salla e gjyqit po dalin shumë histori të reja, jo vetëm për këtë çështje, por edhe për jetën private të ish-futbollistit. Në mënyrë të veçantë, në seancën e kaluar, avokati mbrojtës foli për gjendjen financiare të klientit të tij. Në vetëm pak vite ai shpërdoroi pasurinë e pamasë të fituar gjatë karrierës së tij të gjatë.

Lexo më tej: Gruaja e Dani Alves, Joana Sanz përdor tezën e mbrojtjes: "Qelbej erë alkool"

DANI ALVES NË FALIMENT: KA RRËNUAR PASURINË

Ish-mbrojtësi i krahut të kombëtares braziliane po përpiqet të mbrohet nga akuzat shumë të rënda për agresion seksual ndaj një 23-vjeçare, edhe pse pozicioni i tij, edhe në sajë të versioneve të shumta dhe kontradiktore të fakteve të dhëna për hetuesit në muajt e fundit, mbetet mjaft i ndërlikuar. Dani Alves rrezikon deri në 12 vite burg dhe avokatja e tij Ines Guardiola ka folur edhe për situatën e komplikuar ekonomike aktuale të klientit të tij. Dani, në vitet e fundit, praktikisht ka shpërdoruar një pasuri prej 50 milionë eurosh.

Sipas Mundo Deportivo, avokati zbuloi se situata financiare e Dani Alves është thellësisht e ndryshme në krahasim me të kaluarën. Në fakt, pasuria prej 50 milionë eurosh e grumbulluar gjatë karrierës së tij tashmë është vetëm një kujtim i zbehur. Braziliani aktualisht ka një borxh rreth 500 mijë euro me Thesarin, gati 150 mijë euro të lidhura dhe të bllokuara në bankë dhe një gjendje bankare me pak më shumë se 65 mijë euro.

6 sezone te Sevilla, 9 në total te Barcelona, një me Juventus dhe dy te PSG në Evropë, dhe më pas viti fitimprurës në Meksikë (Marca flet për një pagë prej 300 mijë eurosh në muaj) kishte sjellë një thesar të madh në xhepat e brazilianit. Kolapsi, megjithatë, ishte tronditës. Pas akuzave të rënda dhe burgosjes, Dani Alves pa të gjitha kontratat e tij të zhdukeshin, me të gjitha kompanitë e tij që po shkatërrohen. Pa folur për kërkesat e ndryshme për dëmshpërblim nga palë të ndryshme. Tashmë, në pritje të dënimit nga gjykata e Barcelonës, lojtari më i suksesshëm në histori e gjen veten pothuajse të trokë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI