Flash

Nations League, hidhet shorti: Shqipëria në Grupin B, Anglia e Turqia skuadrat për tu evituar

Lapsi.al 8 February 2024
Nations League, hidhet shorti: Shqipëria në Grupin B, Anglia e Turqia

Në pritje të Euro 2024, Shqipëria po përgatitet të zbulojë kundërshtarët e saj të radhës për edicionin e vitit 2025 të Nations League. Në fakt, shorti për edicionin e katërt të turneut të sapokrijuar do të vihen në skenë në Maison de la Mutualitè në Paris. Pesëdhjetë e katër ekipe kombëtare do të jenë në vijën startuese të ndara në katër liga, në bazë të rezultateve të edicionit të kaluar.

Sezonin e kaluar, Shqipëria arriti të qendronte në Ligën B duke përfunduar në vendin e tretë për shkak të skualifikimit të Rusisë, që u rendit e fundit. Nga vazo do të dalin katër grupe me katër skuadra dhe secila kombëtare do të thirret për të luajtur gjashtë ndeshje (një në shtëpi dhe një jashtë) me tre kundërshtarët në grup nga shtatori deri në nëntor 2024. Nisur nga situata e grupeve, për kuqezinjtë (në vazon e 3) nga njëra anë ekziston rreziku i një grupi të hekurt, me Anglinë (vazo 1), Norvegjinë e Haaland (vazo 2) dhe Turqinë (vazo 4). Nga ana tjetër, shorti mund të jetë edhe më i përballueshëm me Uellsin ose Çekia (vazo 1), Islanda (vazo 2) dhe Kazakistani (vazo 4).

RREGULLORJA

Për sa i përket rregullores, krahasuar me edicionin e kaluar që parashikonte hyrjen direkt në vendin e parë në Final Four, formati i ri prezanton çerekfinalet me dy të parët e grupit që kalojnë në raundin tjetër. Fituesit e çerekfinaleve më pas do të marrin një kalim për në finale, të planifikuar për në qershor 2025 në shtëpinë e një prej katër finalistëve. Vetëm skuadra e vendit të katërt në grup do të zbresë drejtpërdrejt një Ligë më poshtë, ndërsa skuadra e vendit të tretë do të luajë një play-off mbijetese kundër një prej skuadrave të renditura në vendin e dytë një Ligë më poshtë.

Por kjo nuk është e gjitha. Përveç dhënies së vetë trofeut dhe llogaritjes për renditjen, Nations League do të ndikojë edhe në shanset për t'u kualifikuar në Kupën e Botës 2026. Turneu, në fakt, të lejon të marrësh një sërë përfitimesh për edicionin e mëpasshëm të grupet kualifikuese në Kupën e Botës. 4 finalistët e Nations League do të vendosen në një grup me një skuadër më pak dhe, në rast të dështimit të hyrjes në Kupën e Botës nga kualifikueset, do të kenë të drejtën e vendeve në play-off.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI