Flash

Video/ Sylvinho entuziast për shortin e Nations League: "Grupi i fortë, por i bukur dhe i ekuilibruar"

Lapsi.al 8 February 2024
Video/ Sylvinho entuziast për shortin e Nations League: "Grupi i

Prezent në ceremoninë e hedhjes së shortit në Paris për edicionin e katërt të Nations League, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka komentuar grupin e kuqezinjve. Shqipëria gjeti përballë në Grupin B1 një njohje të vjetër si Çekia, por edhe Ukrainën e Gjeorgjinë, edhe këta kundërshtarë me precedentë për kuqezinjtë.

Braziliani e ka pranuar sfidën me sportivitet: “Është gjithmonë nder të jesh këtu dhe të marrësh pjesë në një short të bukur si ky i sotmi. Kishte shumë njerëz dhe skuadra të rëndësishme këtu. Nuk është e thjeshtë, është një grup i vështirë. Nuk është e thjeshtë, të gjithë po rriten shumë. Kemi luajtur së fundmi me Çekinë, një skuadër e fortë. Gjeorgjia po ashtu, një ekip që po rritet shumë. Ashtu edhe Ukraina. Është një grup i fortë, fizik dhe i vështirë, por i bukur. Ecim përpara”.

Lexo më tejVideo/ Shorti i favorshëm, por Duka donte Anglinë: "Uroj të kemi të njëjtat rezultate si në kualifikuese"

Sylvinho nuk ngurroi edhe të shpalosë objektivat e skuadrës, duke karikuar kuqezinjtë si të barabartë me të gjithë. “Ne duhet të luajmë. Është një kompeticion i vështirë. Gjithçka luhet brenda tre muajve, shtator-tetor-nëntor. Ky është një moment tjetër në jetën tonë për të bërë një përpjekje të madhe për të luajtur dhe për të provuar. Mendoj se jemi të barabartë me të gjithë ekipet. Është një grup i vështirë, por shumë i ekuilibruar”, e mbylli Sylvinho.

https://www.youtube.com/watch?v=-13ztGGWnmI

 

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI