Flash

Nations League/ Grup i tmerrshëm për Italinë: ja kompozimet e katër ligave dhe 14 grupeve

Lapsi.al 8 February 2024
Nations League/ Grup i tmerrshëm për Italinë: ja kompozimet e

Në Paris është formatuar edicioni i ri i Nations League. 54 kombëtare kanë njohur kundërshtarët e tyre, të ndarë në 4 Liga dhe 14 grupe. Shorti ka qenë i ashpër me Italinë, që ka rënë në një grup të hekurt me Belgjikën, Francën dhe Izraelin. Por sigurisht në Ligën A nuk mund të kishte grupe të lehta, ndërsa në atë B ka buzqëeshur Shqipëria, por jo Greqia.

Në Ligën C, Kosova është pozicionuar në grupin C2, duke u shortuar me Rumaninë, Qipron dhe fituesitn e playoff-it Lituani/Gjibraltar*

LIGA A

Grupi A1:

Kroaci, Portugali, Poloni, Skoci

Grupi A2:

Itali, Belgjikë, Francë, Izrael

Grupi A3:

Holandë, Hungari, Gjermani, Bosnjë Hercegovinë

Grupi A4:

Spanjë, Danimarkë, Zvicër, Serbi

LIGA B

Grupi B1:

Çeki, Ukrainë, Shqipëri, Gjeorgji

Grupi B2:

Angli, Finlandë, Irlandë, Greqi

Grupi B3:

Austri, Norvegji, Slloveni, Kazakistan

Grupi B4:

Uells, Islandë, Mali i Zi, Turqi

LIGA C

Grupi C1:

Suedi, Azerbajxhan, Sllovaki, Estoni

Grupi C2:

Rumani, Kosovë, Qipro, Lituani/Gjibraltar*

Grupi C3:

Luksemburg, Bullgari, Irlanda e Veriut, Bjellorusi

Grupi C4:

Armeni, Ishujt Faroe, Maqedonia e Veriut, Letoni

LIGA D

Grupi D1:

Lituani/Gjibraltar, San Marino, Lihtenshtejn

Grupi D2:

Moldavi, Malta, Andorra

TË REJAT E EDICIONIT 2024/25

Deri në edicionin e kaluar, vetëm skuadrat e renditura më të mira nga katër grupet e Ligës A hynin në Final Four. Formati i ri në vend të kësaj prezanton çerekfinalet me dy të parat në grup që kalojnë në raundin tjetër. Fituesit e çerekfinaleve më pas do të marrin një kalim për në finale, të planifikuar për në qershor 2025 në shtëpinë e një prej katër finalistëve. Vetëm skuadra e vendit të katërt në grup do të zbresë drejtpërdrejt në Ligën B, ndërsa skuadra e vendit të tretë do të luajë një play-off mbijetese kundër një prej skuadrave të renditura në vendin e dytë nga Liga B.

Përveç dhënies së vetë trofeut dhe vlefshmërisë për renditjen, Nations League do të ndikojë edhe në shanset për t'u kualifikuar në Kupën e Botës 2026. Katër finalistët e Nations League në fakt do të vendosen në një grup me një ekip më pak dhe, në në rast të dështimit të hyrjes në Kupën e Botës nga kualifikueset, ata do të kenë të drejtën e vendeve në play-off.

NATIONS LEAGUE 2024/25, TË GJITHA DATAT

- Raundi i parë: 5-7 shtator 2024

- Raundi i dytë: 8-10 shtator 2024

- Raundi i tretë: 10-12 tetor 2024

- Raundi i katërt: 13-15 tetor 2024

- Raundi i pestë: 14-16 nëntor 2024

- Raundi i gjashtë: 17-19 nëntor 2024

- Shorti i playoff për fazën me eliminim direkt: nëntor 2024

- Playoff për fazën me eliminim direkt: 20-25 mars 2025

- Çerekfinalet e Ligës A: 20-25 mars 2025

- Faze finale: 4-8 qershor 2025

NATIONS LEAGUE, FITUESIT

2019: 1° Portugalia, 2° Holanda, 3° Anglia, 4° Zvicra

2021: 1° Franca, 2°Spanja, 3° Italia, 4° Belgjika

2023: 1° Spanja, 2° Kroacia, 3° Italia, 4° Holanda

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI