Flash

Video/ Haaland kthehet i frikshëm: Manchester City thyen 2-0 Everton dhe për momentin është i pari

Lapsi.al 10 February 2024
Video/ Haaland kthehet i frikshëm: Manchester City thyen 2-0 Everton dhe

Manchester City mposhti 2-0 Everton në javën e njëzet e katërt të Premier League dhe u rikthye provizorisht në krye të tabelës. Fitorja e gjashtë radhazi në kompeticion për të besuarit e Guardiolës, që u vendos nga një dygolësh i Erling Haaland. Norvegjezi theu agjërimin, që zgjaste që nga 25 nëntori, me një të djathtë të fuqishme në minutën e 71'. Pastaj numri 9 mbylli ndeshjen në fund falë një asisti të Kevin De Bruyne.

Pak emocione në gjysmën e parë të lojës. Pas përplasjes së ashpër mes Godfrey dhe Ederson në minutën e 10', skuadra e drejtuar nga Guardiola u mundua të gjente boshllëqe në organizimin mbrojtës të kundërshtarit. Citizens u mbështetën te Doku, i cili megjithatë nuk arriti tua servirte topin fitues shokëve të skuadrës. Me kalimin e kohës, City filloi të krijonte hapësira për veten, por në fishkëllimën e fundit rezultati mbeti 0-0.

Lexo më tejManchester City dominon Globe Soccer Awards 2023: Haaland, Guardiola e Citizens më të mirët

Ndeshja nuk tregoi shenja zhbllokimi edhe në fillimin e pjesës së dytë. Manchester City provoi kartën De Bruyne nga pankina për të gjetur zgjidhje më sulmuese. Në minutën e 71' Haaland shënoi golin vendimtar, në kthesë, në zhvillimet e një goditje nga këndi. Skuadra nga Liverpool provoi të përgjigjej me Beto, për të reaguar ndaj golit. Shpresat e tyre u shuan nga De Bruyne që frymëzoi golin e dytë të qendërsulmuesit norvegjez në minutën e 85'. Haaland mposhti sërish Pickford, duke çertifikuar rezultatin përfundimtar 2- 0 (në kohën shtesë belgu humbi mundësinë për tris). Kështu Manchester City ngjitet në 52 pikë në renditje, ndërsa Everton mbetet i treti nga i fundit me 19 pikë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI