Flash

Video/ Carës i anulohet goli, përjashtohet Vila: Dinamo përmbys Partizanin, fitorja e parë në 15 vjet në derbi

Lapsi.al 10 February 2024
Video/ Carës i anulohet goli, përjashtohet Vila: Dinamo përmbys

Dinamo ka triumfuar 2-1 në derbin me Partizanin, duke ardhur nga disavantazhi. Suksesi i parë i skuadrës së Dritan Mehmetit në një derbi në këtë sezon. Futet në telashe skuadra e Orges Shehit me vetëm një fitore në 12 javët e fundit të kampionatit. Të kuqtë arrihen nga Vllaznia në vendin e dytë, ndërsa nëndetësja kërcënon vendin e katërt të Tiranës.

E të mendosh që në pjesën e parë Partizani u duk dominues. Shehi preferoi të luante me dy qendra, Mba e Skuka dhe pikërisht nigeriani shënoi golin e avantazhit për të kuqtë. Një spastrik i gabuar nga mbrojtja dinamovite i dha mundësinë Mba të shënonte brenda zonës në minutën e 10'. Dinamo u mundua të reagojë me Zabërgjën e Vilën, por pa mundur t'i krijojë probleme të mëdha Hoxhës. Partizani mund të kishte siguruar rezultatin në minutën e 21, kur një kundërsulm i nisur nga Mba u finalizua nga Cara. Gëzimin e sulmuesit e mbyti kontrolli në VAR që dalloi një faull të Mba në nisje të aksionit.

[video width="854" height="446" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/02/m2-res_446p.mp4"][/video]

PIKA E KTHESËS

sepse Partizani u lëshua në kohën kur Dinamo rriti lojën. Skuadra e Mehmetit trembi me Denison në fundin e pjesës së parë dhe bëri keq me Kaçorrin në fillimin e së dytës. Sulmuesi shtyu në rrjetë në minutën e 56' topin e grushtuar nga Hoxha në goditjen e Markut, tepër aktiv në këtë pjesë loje. Shehi e ktheu skuadrën në 3-5-2, duke i dhënë debutimin Mikulic, por gjërat morën për keq. Zabërgja dribloi kroatin dhe vertikalizoi për Qefalian që e ktheu në qendër për Lorenco Vilën që nuk gaboi. Festë me heqje fanelle për ish-Teutën, që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, pikërisht kur pa asistentin të anulonte golin. Trishtim që u zbeh vetëm nga kontrolli me VAR që i dha vlerën golit të sulmuesit, duke konfirmuar pozicionin e rregullt të Qefalias, në vertikalizimin e Zabërgjës.

Kacori goal, Dinamo-Partizani

byu/Albaniafootball insoccer

31 pikë për Dinamon, -2 nga Tirana, por me një ndeshje ende për të rikuperuar. Mehmeti tani shpreson, sidomos pas fitores së parë ndaj Partizanit, që mungonte nga viti 2009, edhe atëherë 2-1. Të kuqtë arrihen nga Vllaznia por mbeten të dytët, pavarësisht se shifrat tregojnë një krizë të vërtetë.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/02/m2-res_480p.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI