Flash

Thuram në pozicion jashtë loje, por ja përse goli i Inter është i rregullt, Cesari: "Vendim perfekt"

Lapsi.al 11 February 2024
Thuram në pozicion jashtë loje, por ja përse goli i Inter

Në Olimpico kundër Romës, dhe që u bë objekt i një rishikimi në terren nga Guida, shkaktoi menjëherë shumë diskutime goli i parë i Inter. Thuram është në pozicion jashtë loje, pranë Rui Patricio e megjithatë goli është dhënë i vlefshëm. Shumë tifozë kanë bërtitur menjëherë skandal, duke kujtuar gjithashtu episode si ai i golit të anuluar për "offside territorial" të Giroud kundër Napolit. Por ish-arbitri ndërkombëtar Graziano Cesari shpjegon se vendimi i VAR dhe arbitrit të ndeshjes ishte absolutisht i saktë.

"Vendim perfekt - komentoi Cesari për Sportmediaset.it -. VAR fton për rishikim arbitrin Guida, për një parregullsi të supozuar të Thuram ndaj Rui Patricio. Sulmuesi i Inter nuk tenton të luajë topin, nuk shqetëson pamjen e portierit, nuk ndikon apo ndërhyn në aftësinë e portierit për të luajtur topin. Prandaj thirrja e VAR-it ishte e saktë dhe vendimi përfundimtar i arbitrit Guida ishte i saktë. Nuk ka shkelje të rregullit 11 të pozicionit jashtë loje".

Lexo më tejVideo/ Polemika në golin e Acerbi, por Inter përmbys Romën me poker: Inzaghi në arrati, +7 nga Juventus

DE ROSSI: "ARBITRAT ITALIANË TË AFTË, POR ME RREGULLA TË SHKRUARA KEQ"

"Vlerësimi i golit të Acerbi? Në imazhin që pashë unë, për mua nuk ishte pozicion jashtë loje. Pastaj fola me arbitrin Guida, sepse e vetmja polemikë është se kam parë offside të fishkëllyer kështu. Nëse pastaj më pyesni nëse për mua goli është i rregullt, unë them se po". Këto janë fjalët e Daniele De Rossi në konferencën për shtyp duke analizuar 0-1 të Acerbi, të rishikuar në VAR për shkak të një pozicioni të supozuar aktiv jashtë loje të Thuram. “Arbitrat italianë po gjykojnë mirë një rregullore që nuk është e shkruar mirë, veçanërisht për VAR – vazhdoi ai –. Ne bëjmë që çdo pozicion jashtë loje të duket aktiv, kur nuk është. Çdo kontakt është i dyshimtë. Rregullorja duhet të rishikohet për mendimin tim".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI