Flash

Video/ Vinicius e Bellingham shkatërrimtarë: Real asfalton 4-0 Girona dhe arratiset +5

Lapsi.al 10 February 2024
Video/ Vinicius e Bellingham shkatërrimtarë: Real asfalton 4-0 Girona

Java e 24 e La Liga ka qenë ajo me pritshmëritë më të mëdha, duke qenë se në program ishte edhe ndeshja mes Real Madrid dhe Girona. Në sfidën mes kryesuesve, katalanasit u fundosën plotësisht në Bernabeu, pavarësisht se Blancos luanin me Tchouameni-Carvajal si qendërmbrojtës. Kjo nuk e pengoi Real Madrid të imponohej 4-0: Vinicius Junior, Bellingham (dygolësh) dhe Rodrygo fiksuan rezultatin për të dërguar ekipin e Ancelottit +5 ndaj ndjekësit më të afërt. Osasuna likuidoi Real Sociedad (1-0), ndërsa Villarreal dhe Alaves barazuan 1-1.

REAL MADRID-GIRONA 4-0

Pas një fillimi premtues, Girona fundoset në Bernabeu. Real Madrid përfiton nga loja e dobët e mbrojtjes së rivalëve të tyre dhe i mposht ata me një 4-0 madhështor, të udhëhequr nga një dygolësh i Bellingham. Katalanasit e nisën mirë, por u ndëshkuan në minutën e 7. Vinicius Junior doli në krah, asgjësoi Yan Couto dhe goditi në shtyllën e largët, duke mos i lënë asnjë shans Gazzaniga. Reagimi i Girona ishte i mirë, por mbrojtja e improvizuar e teknikut Ancelotti, i detyruar të vinte Carvajal dhe Tchouameni si qendërmbrojtës për shkak të dëmtimeve, i rezistoi goditjes dhe nuk u la hapësirë rivalëve të tyre. Kështu, në minutën e 35', Real mbylli ndeshjen. Vinicius i shërbeu Bellingham, i cili kaloi Eric Garcia, dribloi portierin dhe shënoi golin e dytë.

Lexo më tej: Video/ Shpërfytyrohet Barcelona: Villareal i shënon 5 në një ndeshje të çmendur

Anglezi shënoi edhe në pjesën e dytë, duke fiksuar rezultatin 3-0 në minutën e 55'. Bellingham më pas u largua për shkak të një problemi muskulor dhe ky është shqetësimi i vetëm për Carlo Ancelottin. Real, sidoqoftë, nuk u ndal dhe Rodrygo shënoi pokerin në minutën e 61'. Edhe këtë herë asisti është i Vini Jr. Yan Couto u bë sërish protagonisti negativ në kohën shtesë, kur rrëzoi Arda Güler duke shkaktuar penalltinë e manita-s së mundshme. Joselu e përplasi topin në shtyllë dhe përfundoi 4-0. Një poshtërim për Girona, që zbriti në -5 pas Real Madrid. Blancos kryesojnë me 61 pikë dhe dhanë një shfaqje absolute fuqie.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI