Flash

Sekreti i lojtarin plus në mesfushë, Osmani: "Bravo i qoftë Çobës"

Lapsi.al 10 February 2024
Sekreti i lojtarin plus në mesfushë, Osmani: "Bravo i qoftë

“Gjatë lojës mendoj se donim të luanim me shumë pasime në pjesën difensive pa kërkuar diçka para. Megjithatë jam i kënaqur me angazhimin dhe agresivitetin që dhanë lojtarët". Qatip Osmani ka marrë një tjetër rezultat pozitiv, i nënti radhazi nga të cilët 7 fitore, duke mundur 2-1 Teutën. Tekniku ka ndryshuar taktikisht për këtë ndeshje, duke treguar sekretin e një lojtari plus në mesfushë: "Ideja ishte me Malën që të formonim atë katërshen. Duhet të kemi një lojtar tepër në mesfushë. Gjerësinë ta kemi me Smajlin dhe Grudën. Kjo ishte ideja".

Osmani pastaj komplimenton kundërshtarin, që edhe në Loro Boriçi ia bëri jetën të vështirë Vllaznisë: "Ne gjatë javës kemi parë disa lojëra të Teutës dhe mendojmë se është një ekip që nuk e meriton pozicionin ku është. Dallimi nga ndeshja e fundit me Laçin, ishte se na mungonte loja e shpejtë dhe pasimet e sakta. Prandaj krijuam prapë raste".

Lexo më tejÇoba gol në prekjen e parë të topit: Vllaznia thyen Teutën dhe arrin Partizanin

Në fund edhe një mesazh për Çobën, autori i golit që vendosi ndeshjen, në prekjen e parë të topit: "Kur futëm, lojtarë të rinj, i futëm për të dhënë freski. Bravo i qoftë dhe Çobës”, e mbylli Osmani.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI