Flash

FOTO/ Katar kampion i Azisë, festimi i Afif është një... magji: lojë prestigjatori para kamerave

Lapsi.al 11 February 2024
FOTO/ Katar kampion i Azisë, festimi i Afif është një...
Katari ka përsëritur suksesin në Kupën e Azisë 2019 dhe heroi i ndeshjes, në finalen kundër Jordanisë, ishte Akram Afif. Tre gola të shënuar prej tij e të gjithë nga pika e bardhë e penalltisë. Por më shumë se saktësia e Afif para portës, veçanërisht, festa pas golit të parë u bë virale. Sulmuesi 27-vjeçar i Al-Sadd ishte autori i një truku të vërtetë magjie. Sulmuesi katariot iu afrua një prej kamerave duke mbajtur mes gishtave një letër bixhozi që e portretizonte. Afif e tregoi dhe më pas e tundi papritur, duke bërë që një kartë tjetër të shfaqej në duart e tij, me shkronjën "S" të shkruar. Lexo më tejVideo/ Përjashtimi i bujshëm në Kupën e Azisë: episod surreal, i paparë ndonjëherë në futboll Arsyeja e këtij xhesti prej prestigjatori u shpjegua në fund të ndeshjes nga vetë Afif: "Zgjodha të festoja në atë mënyrë për golat e mi sepse ishte një dedikim për gruan time kuvajtiane. Ajo erdhi për të më mbështetur për herë të parë nga stadiumi. 'S' është shkronja e parë e emrit të saj”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI