Flash

Video/ Hernandez shemb Napolin, Simic bën me zemër Piolin: Milan, presion Juventusit për vendin e dytë

Lapsi.al 11 February 2024
Video/ Hernandez shemb Napolin, Simic bën me zemër Piolin: Milan,

Milan mposhti 1-0 Napolin në ndeshjen e mbrëmjes së javës së 24 të Serie A. Në San Siro, kuqezinjtë e teknikut Pioli shfrytëzuan golin e Theo Hernandez në minutën e 25', me një kundërsulm të shpejtë të orkestruar nga Giroud dhe Leao. Pasi iu afrua disa herë dyfishimit të epërsisë në fillimin e pjesës së dytë, Milan vuajti reagimin e Napolit. Skuadra e teknikut Mazzarri, e rigjeneruar nga ardhja e Politano, ishte edhe e pafat. Mundësia më e madhe erdhi në minutën e 89' me shtyllën e goditur nga Lindstrom, me devijimin e Simic. Napoli -7 nga zona e Champions League, ndërsa Milan i bën presion Juventus.

Falë golit të Theo Hernandez në minutën e 25', Milan mundi kampionët në fuqi të Napolit 1-0 në San Siro dhe u rikthye -1 pas Juventus të vendit të dytë, që do të luajë ndeshjen e tij të hënën kundër Udinese. Në ndeshjen e fundit para fillimit të aventurës së Europa League në shtëpinë e Rennes, skuadra e teknikut Pioli – e pamposhtur prej dy muajsh – shënoi kështu fitoren e shtatë në nëntë ndeshjet e fundit. Një fitore që u lëkund në dy momente me protagnist Simic. Mbrojtësi që zëvendësoi Kjaer për pak shkaktoi një autogol të bujshëm, duke devijuar në shtyllë goditjen e Lindstrom.

Lexo më tejVideo/ Polemika në golin e Acerbi, por Inter përmbys Romën me poker: Inzaghi në arrati, +7 nga Juventus

Pas dy fitoreve në tre ndeshjet e fundit, megjithatë, skuadra e drejtuar nga Mazzarri, u shfaq e rrezikshme vetëm në pjesën e parë me mundësinë e humbur nga Simeone. Pastaj në fund me "autoshtyllën" e Simic. Napoli mbetet kështu në vendin e nëntë, -7 nga zona e Champions League.

Serie A Italy

Fiorentina 5-1 Frosinone

Bologna 4-0 Lecce

Monza 0-0 Verona

Genoa 1-4 Atalanta

AC Milan 1-0 Napoli

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI