Flash

Video/ U godit në gjoks, këpucët iu karbonizuan: në Indonezi, futbollisti humb jetën nga rrufeja

Lapsi.al 12 February 2024
Video/ U godit në gjoks, këpucët iu karbonizuan: në
Një tragjedi e pabesueshme ka goditur futbollin në Indonezi. Skena e ngjarjeve ishte qyteti i Bandung, ku po luhej një ndeshje miqësore mes 2 FLO FC Bandung dhe FBI Subang. Fatkeqësisht, ndeshja po zhvillohej nën një stuhi të ashpër e papritur një rrufe ra mbi fushë, duke goditur plotësisht një nga lojtarët në fushë. Imazhet janë shumë të forta.

VETËTIMA VRET FUTBOLLISTIN

Tragjedia në Indonezi ka ndodhur pasditen e së shtunës në stadiumin Siliëangi në Bandung, por mediat perëndimore kanë folur për të vetëm mëngjesin e sotëm. Gjatë ndeshjes, e luajtur nën një shi të rrëmbyeshëm, rrufeja goditi drejtpërdrejt lojtarin e Subang, Septian Raharja. Lojtari u shemb menjëherë në tokë pa ndjenja dhe me gjithë ndërhyrjen e lojtarëve të tjerë dhe stafit mjekësor nuk mund të bëhej më asgjë. Lexo më tejVideo/ Tragjedi në Indonezi, 182 persona humbën jetën: ja si ndodhi revolta e tifozëve pas një ndeshje futbolli Raharja u godit nga rrufeja në gjoks, ndërsa këpucët i janë gjetur tërësisht të karbonizuara. Nxitimi për në spital ishte i kotë, pasi vdekja ndodhi pak minuta më vonë. Klubi, pasi i ka shprehur ngushëllimet familjes së lojtarit, ka bërë të ditur se do të hapë një hetim për këtë çështje.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI