Flash

Inter, Juventus, Milan e Roma kundërshtohet nga gjithë të tjerët: Serie A mbetet me 20 ekipe

Lapsi.al 12 February 2024
Inter, Juventus, Milan e Roma kundërshtohet nga gjithë të

Asambleja e Lega Serie A votoi pro mbajtjes së kampionatit me 20 skuadra. Vetëm katër klube - Inter, Juventus, Milan dhe Roma - shprehën mendimin e tyre në favor të formatit të ri me 18 skuadra. Sidoqoftë, me 16 vota, u ra dakord që kampionati elitar italian të mbetet me 20 ekipe. Në një shënim, Lega Serie A njoftoi se "aprovoi sot, gjatë Asamblesë së mbajtur në selinë e saj në via Rosellini, dokumentin e saj që përmban propozimet për reformën e futbollit italian. Gjatë të njëjtit takim, domosdoshmëria absolute për të ruajtur në statutin federal të drejtën e mirëkuptimit, ashtu si edhe në sistemet kryesore të futbollit evropian. Për më tepër, u konfirmua formati aktual i kampionatit me 20 ekipe në Serie A".

Lexo më tejItalia kthehet me 18 skuadra: plani i FIGC mbështetet nga Juve, Inter e Milan, kundërshton gjithë Serie A

Inter, Juventus dhe Milan ditët e fundit i ishin drejtuar direkt presidentit të FIGC-së Gabriele Gravina për të nxitur uljen e numrit të skuadrave. "Inter, Milan dhe Juventus nuk e respektuan Lega-n, me atë takim të vetëm në FIGC. U duk si një Superleghina me 3 anëtarë - ishte komenti i ashpër nga presidenti i Torinos Urbano Cairo -. Dorëheqja e Marotta? Absolutisht jo. Përçarje me skuadrat e mëdha? Jo, por koha e atij samiti me 3 anëtarë ishte krejtësisht e gabuar, qëndrimi i tyre ishte i gabuar. Asamblea sot konfirmoi me një shumicë dërrmuese dëshirën për të ruajtur formatin me 20 ekipe, edhe pse nëse shikon kampionatet më të rëndësishme në Evropë, atë anglez e atë spanjoll, kanë 20 ekipe. Do të thotë se ky është formati që funksionon”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI