Flash

Tonditet Atletico Madrid, Morata humbet ndeshjen me Inter: sulmuesi doli në lot nga ndeshja kundër Sevilla

Lapsi.al 12 February 2024
Tonditet Atletico Madrid, Morata humbet ndeshjen me Inter: sulmuesi doli në
Atletico Madrid ka lëshuar një deklaratë zyrtare paraditen e sotme, në lidhje me gjendjen e Alvaro Morata. Sulmuesi u largua nga fusha të dielën në mbrëmje gjatë ndeshjes së La Liga kundër Sevilla, për shkak të një problemi në gjurin e djathtë: "Alvaro Morata - komunikuan Colchoneros - u desh të zëvendësohej në fundin e pjesës së parë të ndeshjes së luajtur në Pizjuán kundër Sevilla. Mëngjesin e së hënës është kryer një MRI për të konstatuar shkallën e dëmtimit. E nga raporti i stafit mjekësor rezulton se ai ka pësuar një shembje kockore dhe një tendosje të ligamentit anësor të brendshëm të gjurit të djathtë”. Lexo më tejVideo/ Mbrëmje e mbrapshtë për Atletico, mundet nga Sevilla e dëmtohet Morata: Muriqi i jep fitoren Mallorca Kohët e rikuperimit nuk janë të përcaktuara, por nuk duhet të jenë më shumë se tre javë. Kështu Morata do të humbasë ndeshjen e parë të Champions League kundër Inter në San Siro dhe në vend të kësaj shpreson të jetë i pranishëm në ndeshjen e kthimit në Madrid.

MORATA: "DËMTIMI NUK ËSHTË I RËNDË, KTHEHEM SHPEJT"

Vetë qendërsulmuesi i Atletico Madrid ka lënë të kuptohet se ai mund të jetë në fushë për ndeshjen e kthimit më 13 mars në Metropolitano. Ky është mesazhi i publikuar nga Morata në profilin e tij në Instagram: "Faleminderit Zot, dëmtimi im në gju nuk është i rëndë. Faleminderit shumë për mesazhet e bukura. Gjithashtu shpresoj që njerëzit që dërgojnë kaq shumë mesazhe urrejtjeje të mund të kenë po aq dëshirë për të qenë të lumtur dhe të punojnë shumë. Së shpejti do të kthehem në maksimumin tim".

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI