Flash

Video/ Juventus dorëzon titullin, humbet edhe me Udinese: Giannetti e mban -7 nga Inter

Lapsi.al 12 February 2024
Video/ Juventus dorëzon titullin, humbet edhe me Udinese: Giannetti e mban
Juventus u mund 0-1 në shtëpi nga Udinese në ndeshjen e javës së 24 të Serie A. Bardhezinjtë pësojnë humbjen e dytë radhazi në kampionat dhe e shohin veten tani -7 pas kryesuesve të Inter, që kanë edhe një ndeshje për të rikuperuar. Ai që i dha një tjetër goditje të rëndë ambicjeve për titull të bardhezinjve ishte një tjetër Lautaro, këtë herë Giannetti. Mbrojtësi i Udinese gjeti goditjen nën portë që vlen tre pikët në minutën e 25'. Gabimet e Milik dhe pritjet e Okoye vulosën më pas rezultatin.
Humbja e dytë radhazi për Juventus, i ndalur në shtëpi nga Udinese. Kështu Interi e gjen veten me një avantazh prej shtatë pikësh dhe një ndeshje për t'u rikuperuar. Tani Juventus ndjen edhe më shumë presionin ndaj Milan, që është prapa vetëm një pikë larg. Goli i fitores u shënua nga Giannetti, emri i të cilit është Lautaro, në minutën e 25'. Fajtor një largim i keq i topit nga Alex Sandro, që i dha mundësinë mbrojtësit të Udinese të shënonte. Bardhezinjtë krijuan disa raste, shënuan madje me Milik, por goli u anulua se topi kishte kaluar vijën anësore në krosimin nga këndi. Në përgjithësi, ai e Allegrit dha imazhin e një ekipi të ngadaltë me pak ide. Lexo më tejVideo/ Hernandez shemb Napolin, Simic bën me zemër Piolin: Milan, presion Juventusit për vendin e dytë

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI