Flash

Ferrari i fundit para Hamilton: prezantohet modeli SF-24 i Leclerc e Sainz

Lapsi.al 13 February 2024
Ferrari i fundit para Hamilton: prezantohet modeli SF-24 i Leclerc e Sainz

Pritja ka mbaruar, është zbuluar online modeli i ri i Ferrari SF-24 të Charles Leclerc dhe Carlos Sainz. Vetëm një video e shkurtër që lejoi miliona tifozëve, medias dhe... konkurrencës të njihnin vetëm dhe ekskluzivisht pamjen e kokëkuqes së re, në pritje të një demostrimi po aq të shpejtë në pistën e Fioranos pak më vonë. Duhet pritur filming day të planifikuar për nesër (e mërkurë 14) për një ide më thelbësore, gjatë së cilës Charles Leclerc dhe Carlos Sainz do të jenë në gjendje të vendosin kontaktin e parë me njëvendëshen, me të cilën do të garojnë në Botëror.

Nga pikëpamja kromatike, janë konfirmuar referencat e verdha të Ferrarit (me shtimin e të bardhës) përgjatë anëve dhe në pjesën e sipërme të hundës. Do të jetë sezoni i katërt dhe i fundit për dyshen Leclerc-Sainz. Në fund të vitit, spanjolli do të largohet nga Maranello, i zëvendësuar nga shtatë herë kampioni i botës, Lewis Hamilton.

Lexo më tejTelefonata e John Elkann për Hamilton vendimtare për kalimin te Ferrari: ja si e bindi

Një numër i kufizuar i të ftuarve të pranishëm, me pjesën tjetër të botës të lidhur online, morën pjesë sot në prezantimin e Ferrari SF-24. Ky është modeli i shtatëdhjetë i ndërtuar nga Ferrari për kampionatin botëror të Formula 1. Në Fiorano ishin krerët e kompanisë, me presidentin John Elkann, CEO Benedetto Vigna dhe zv/presidentin Piero Ferrari, si dhe përfaqësuesit e partnerëve dhe të ekipit - kryesisht Team Principal Fred Vasseur dhe pilotët Charles Leclerc dhe Carlos Sainz. Praktikisht është gati të nisë viti më impenjativ në histori (24 gara) e gjithçka do të fillojë javën e ardhshme me tri ditët e vetme të testimit parasezonal të planifikuar në Bahrein, gjithashtu selia e Grand Prix-it të parë të planifikuar për të shtunën më 2 mars.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI