Flash

Leao, "objektivi strategjik" i Barcelonës: në verë nis plani për të marrë portugezin e Milan

Lapsi.al 13 February 2024
Leao, "objektivi strategjik" i Barcelonës: në verë nis

Me kreun e La Liga larg, Barcelona ka filluar të planifikojë të ardhmen. Për momentin fokusi kryesor është te pasardhësi i teknikut Xavi në stol, por drejtuesit blaugrana kanë vendosur tashmë dy "objektiva strategjik" për skuadrën. Synimi është një mesfushor qendror që i jep më shumë soliditet dhe fizicitet skuadrës dhe një anësor i talentuar sulmues i aftë për të garantuar përshpejtim, paparashikueshmëri, madje edhe ndonjë gol. E pikërisht në lidhje me këtë profil të dytë, sipas gazetës spanjolle Sport, dritat blaugrana janë ndezur në mënyrë domethënëse te Rafael Leao.

BUXHETI PËR OPERACIONIN

I shënjestruar edhe nga PSG, portugezi ka të gjitha karakteristikat për të forcuar korsinë e majtë të Barcelonës. Ndërsa për mesfushorin shpenzimet maksimale të përcaktuara nuk duhet të kalojnë 40 milionë euro, në Barcelonë, për ëingerin, buxheti duhet të jetë sigurisht shumë më i konsiderueshëm. Sipas Sport, në fillim katalanasit kërkuan informacion për Leroy Sané, por lojtari është gati të rinovojë me Bayern Munich. Kështu vëmendja e katalanasve u përqendrua tërësisht te Leao. Portugezi konsiderohet një lojtar elitar te Barcelona. Si për teknikën e tij në shpejtësi, ashtu edhe për aftësinë e tij për të shënuar, pavarësisht se këtë sezon me kuqezinjtë ai e ka treguar veten më shumë si asistmen sesa si golashënues.

Lexo më tej: PSG, bëhet gati për të ardhmen pa Mbappé, synimi është Leao: klauzola është 175 milionë

SHIFRAT NË LOJË

Karakteristika që e vendosin Rafael në krye të listës së dëshirave blaugrana gati të nisin sulmin e vërtetë për portugezin në qershor. Sipas disa të dhënave, pavarësisht interesimit të madh nga PSG, sulmuesi kuqezi nuk dëshiron të rikthehet në Ligue 1, por do të preferonte të fitonte përvojë në Premier League ose në La Liga. Te Barcelona këto zëra kanë ardhur të qartë në funksion të dritares së ardhshme të merkatos. I lidhur me Milan deri në vitin 2028, Leao ka një klauzolë lirimi prej 150 milionë euro. Një shifër e paimagjinueshme për Barcelonën për momentin, por me një ulje dhe përfshirjen e disa kompensimeve teknike shifra mund të bëhet më e përballueshme. Në Barcelonë po studiohet plani për Rafael Leao.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI