Flash

Dalin të palarat, Ilary akuzon ish-bashkëshortin Totti: "Ka humbur 3 milionë në kazino"

Lapsi.al 13 February 2024
Dalin të palarat, Ilary akuzon ish-bashkëshortin Totti: "Ka
Lufta në distancë mes Ilary Blasi dhe Francesco Totti vazhdon. Të dy tani flasin vetëm përmes avokatëve të tyre dhe çdo ditë është një ditë e vlefshme për një scoop të ri ose një shigjetim për palën tjetër. Së fundmi është Blasi ajo që është rikthyer në qendër të vëmendjes me, përveç dokumentarit, edhe një libër dhe intervista të ndryshme në sallonet e thashethemeve. Tani një tjetër sulm i rëndë ndaj ish-kapitenit të Romës.

PARA "TË DJEGURA" NË KAZINO

Sipas asaj që u raportua në faqet e La Gazzetta dello Sport, Ilary Blasi e ka drejtuar gishtin drejt burimeve ekonomike të ish-bashkëshortit Francesco Totti. Moderatorja aktualisht merr një pagesë mujore prej 12500 euro e cila vlen edhe për fëmijët e saj. Por Ilary tani është në gjendje të vazhdueshme lufte e përmes avokatëve të saj ka bërë të ditur se ish-lojtari shpenzon shumë para në kazino. Lexo më tej: 'Njeriu i kafes' rrëzon versionin e Ilary Blasi: Totti kishte të drejtë për tradhëtinë

3 MILIONË EURO

Duke hyrë në detaje, Blasi foli për shuma të tepruara të shpenzuara nga ish-bashkëshorti i saj në kazino. Në tre vitet e fundit Totti ka shpenzuar më shumë se 3 milionë euro në kazino, në Monte Carlo. Akuza është se ai nuk i kishte ndarë burimet ekonomike për familjen e tij, përfshirë fëmijët. Një akuzë shumë e fortë, së cilës iu përgjigjën avokatët e ish-kapitenit të Romës. Ata folën për shifra shumë më të ulëta se ato të treguara nga Blasi. Beteja vazhdon mes atij që u cilësua si çifti më i bukur i botës së spektaklit.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI