Flash

Pretendoi racizmin kundër napoletanëve në Sanremo, Geolier këndon kore kundër Juventus

Lapsi.al 13 February 2024
Pretendoi racizmin kundër napoletanëve në Sanremo, Geolier

Reperi Geolier u rendit i dyti në Festivalin e Sanremos. Një humbje që erdhi thuajse e papritur pas suksesit të madh të votave të publikut në Itali. Por votat e shtypit përmbysën rezultatin përfundimtar, duke e ndezur popullin napolitan që kishte besim në fitoren e tyre. Por me kthimin e tij në qytet pati një festë të madhe për të dhe... brohoritje si në stadium.

GEOLIER E KORI KUNDËR JUVENTUS

Geolier i befasoi të gjithë në Sanremo me një këngë në dialektin napolitan me tekst shumë të thellë. Për shumë kjo ishte një shfaqje kundër diskriminimit që i bëhej rajonit. Sidoqoftë në fund, Angelina Mango doli fituese. Pasi u kthye në Secondigliano, reperi i gjeti rrugët të mbushura me fansa që festuan me të.

Lexo më tejFestivali i Sanremo-s: Shpallet fituese Angelina Mango

E në këtë mënyrë shpërtheu një brohoritje stadiumi, ose më saktë “kush nuk kërcen është juventin”. Në rrjetet sociale disa kanë folur për brohoritje që ishin në fakt të drejtuara kundër Angelina Mango. Por vetë reperi e saktësoi më qartë se kujt i drejtohej: "Asgjë kundër Angelina, nuk ka urrejtje në muzikë. Ishte thjesht një brohoritje kundër Juventus dhe unë jam napolitan, jo juventin. Mjaft urrejtje, muzika është bashkim". Nga këngëtar në Sanremo në lider të ultrasve u desh vetëm një moment dhe Geolier ndezi sërish rivalitetin mes dy skuadrave.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI