Flash

Fituan Kupën e Afrikës, marrin dhuratën unike: vila për të gjithë lojtarët e Bregut të Fildishtë

Lapsi.al 13 February 2024
Fituan Kupën e Afrikës, marrin dhuratën unike: vila për

Bregu i Fildishtë fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës në fund të një rrugëtimi problematik e që dhuroi surprizat më të mira. Vendasit i shkuan fare pranë eliminimit në grupin kualifikues dhe tashmë e kishin shkarkuar trajnerin. Më pas erdhi ripeshkimi si i treti më i mirë, një trajner i ri në pankinë dhe magjia që lindi si surprizë dhe bëri që Kombëtarja e Kessiè dhe Haller të triumfonte ndaj favoritëve të Nigerisë 2-1. Një finale e bujshme që çoi një vend të tërë nga Ferri në Parajsë. Tashmë për futbollistët e Bregut të Fildishtë mbërriti çmimi i merituar nga Presidenti i Republikës.

Lexo më tej: Bregu i Fildishtë shkarkon teknikun Gasset pas humbjes, por 'ripeshkohet' për 1/8 e Kupës së Afrikës

VILA PËR TË GJITHË

Presidenti i Republikës së Bregut të Fildishtë ka vendosur të shpërblejë në mënyrë unike çdo futbollist që përfaqësoi kombëtaren në këtë Kupë të Kombeve të Afrikës rokamboleske. Duke i falënderuar për fitoren e arritur, Presidenti vendosi që çdo lojtari të thirrur në garë t'i dhurojë një vilë luksoze si dhe një kompensim monetar. Më tej, mbërriti edhe nderimi më i lartë: lojtarëve iu dha titulli Kalorës i Urdhrit Kombëtar. Në Bregun e Fildishtë është ende një festë e madhe dhe Presidenti e mbylli kështu: "Ju keni sjellë lumturi për të gjithë banorët e Bregut të Fildishtë, bravo. Ju nuk mund ta imagjinoni deri në çfarë pike keni arritur t'i bashkoni këta njerëz".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI