Flash

Video/ City e Real hedhin këmbën në çerekfinale: fitojnë në transfertat e Kopenhagen e Leipzig

Lapsi.al 13 February 2024
Video/ City e Real hedhin këmbën në çerekfinale:

Faza e 1/8 e Champions League ka nisur me fitoret në ndeshjet e para të dy prej skuadrave më të kuotuara për triumfin final. Kampionët e Manchester City kanë triumfuar 1-3 në shtëpinë e Copenhagen, duke e pritur me qetësi kthimin në Etihad. De Bruyne zhbllokoi ndeshjen në minutën e 10', ndërsa Mattsson barazoi në të 34'. Citizens sidoqoftë e mbyllën pjesën e parë në avantazh me golin e Silva në minutën e parë të shtesës. Pastaj Foden bëri tris në shtesën e të dytës. Fitore e rëndësishme edhe për Real Madrid në Gjermani. Pas peripecive për të arritur në Leipzig me grevën në aeroport e aksidentin me autobus, në fushë vendosi goli i Brahim Diaz.

LEIPZIG 0-1 REAL MADRID

Real Madrid mposhti Leipzig 1-0 në ndeshjen e parë të raundit të 1/8 të Champions League dhe drejton menjëherë ndeshjen, përpara kthimit më 6 mars. Pas një pjese të parë plot vuajtje, Brahim Diaz u kujdes për të zhbllokuar një ndeshje të komplikuar. Sulmuesi që zëvendësoi Bellingham të dëmtuar, vendosi takimin me një magji të vërtetë në minutën e 49'. Gjermanët u përpoqën ta ekuilibronin sërish rezultatin, duke përdorur gjithë energjinë e tyre. Leipzig trembi disa herë Lunin, por rrezikuan shumë në kundërsulm. Në fund rezultati nuk ndryshoi. Raundi i parë shkon për Real Madrid, ndërsa Rose do të thirret në çështje për të tentuar mrekullinë në Bernabeu.

Lexo më tej: Sarri gjen formulën si të mposhtë Bayern: "Duke menduar se nuk është e pamundur"

COPENHAGEN 1-3 MANCHESTER CITY

Manchester City trajtoi menjëherë si duhet çështjen e kualifikimit në ndeshjen e parë të 1/8 të Champions League 2023/24. Guardiola triumfoi 3-1 në transfertën me Copenhagen. Anglezët e hapën ndeshjen me diagonalen perfekte të De Bruyne (11'). Danezët reaguan dhe barazuan në minutën e 34' falë goditjes së shkëlqyer të Mattsson. Megjithatë, kampionët e Europës shkuan në dhomat e zhveshjes sërisht në avantazh. Në minutën e parë shtesë Bernardo Silva me një parabolë fine riktheu në avantazh Citizens. Copenhagen nuk mund të bënte më shumë dhe Guardiola mund të bëjë gjumë të qetë deri në kthim falë Foden. Djali i artë i City kompletoi trisin në minutën e 93', duke e bërë pothuaj një formalitet kthimin në Etihad.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI