Flash

Kërcimi në akrobaci i Haaland, bën një gjysëmkthesë në lartësi monstruoze: “Ka superfuqi”

Lapsi.al 14 February 2024
Kërcimi në akrobaci i Haaland, bën një
Manchester City pothuaj e ka në xhep kualifikimin në çerekfinale të Champions falë fitores 3-1 me Copenhagen. Erling Haaland nuk arriti të shënonte, por mori kopertinën e mbrëmjes për arritjen e tij akrobatike. Norvegjezi bëri një kërcim 'marsian' për të goditur topin në një gjysëmkthesë. De Bruyne, Bernardo Silva dhe Foden ishin autorët e golave që thyen krenarinë e danezëve dhe e shndërruan kthimin për kampionët në fuqi në një formalitet. Por ishte skandinavi ai që la pa frymë kundërshtarët, shokët e skuadrës, publikun në tribuna dhe ata në shtëpi. Ndjesia ishte se ai kishte fluturuar, rrinte pezull në ajër i mbështetur nga kushedi se çfarë force jetike. “Ai dukej si lojtar i NBA-së”, kështu e komentoi Billy Costacurta për Sky-in këtë gjest atletik. Lexo më tejGuardiola e konsideron më të mirin: "As Messi e CR7 në moshën e tij nuk kishin numrat e Haaland" Kishte gjithçka në atë veprim: koordinim, forcë fizike, fuqi në ngritje dhe ndjenjë pozicionimi, aftësi për të ndjerë momentin e duhur dhe për të kuptuar drejtimin e topit. "Nëna ime! Ai ka një shpejtësi vërtet unike ekzekutimi", ishte komenti i ish-teknikut Fabio Capello. E nuk ka rëndësi që shënjestra dhe trajektorja nuk ishin ato më të mirat (topi përfundoi lart mbi portë), por është e pamundur të mos e admirosh atë përpjekje. Sa kërceu Haaland nga toka? Në llogaritë e bëra nga specialistët në studion e rrjetit satelitor ai ka goditur topin me këmbën e majtë 2.34 metra nga toka. Një veprim monstruoz që kujton atë që bëri Cristiano Ronaldo në vitin 2018, kur, pas një asisti të Carvajal, u ngjit në qiell dhe arriti pikën e goditjes në 2.38 metra, duke shënuar atë gol historik që rrëmbeu duartrokitjet e publikut torinez, i cili do ta mirëpriste si bardhezi disa muaj më vonë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33