Flash

"Alo, jam Inzaghi": hetimi mbi Inter nga Prokurorisë Federale po shkon drejt gjobës së dyfishtë

Lapsi.al 14 February 2024
"Alo, jam Inzaghi": hetimi mbi Inter nga Prokurorisë Federale po

Hetimi i hapur nga prokuroria federale FIGC në lidhje me telefonatën e teknikut Inzaghi gjatë pushimit të Roma-Inter dhe gjestit të mbrojtësit Acerbi pas golit duhet të çojë në një gjobë të dyfishtë. Trajneri i zikaltërve ishte i skualifikuar dhe me rregullore i ndalohej çdo komunikim teknik me ekipin. Ndërsa Acerbi i tregoi gishtin e mesit atij sektori në Olimpico që pas golit 1-0 të Inter iu drejtua atij me thirrjen tmerruese “duhet të vdesësh”.

Inspektorët federalë - raporton sot Gazzetta dello Sport - dëgjuan dje në Appiano Gentile si Alessandro Bastoni (ishte mbrojtësi i zikaltërve që tregoi për kontaktin telefonik me teknikun Inzaghi në fund të pjesës së parë) ashtu dhe vetë Francesco Acerbi. Me pak fjalë, nga ajo që ka ndodhur, ka pasur një pranim të pjesshëm nga ana e Bastoni (fjalët e tij tashmë ishin korrigjuar nga zëvendësi i Simone Inzaghi, Fabbris, pas ndeshjes në Romë). Telefonata ka ndodhur, por pa të dhëna teknike.

Lexo më tejVideo-telefonata e Simone Inzaghi nën hetimin e FIGC: Chine mund ta dënojë vetëm nëse e tradhëtojnë lojtarët

Le të themi, një thirrje thjesht motivuese. Në mungesë të provave të pakundërshtueshme, mund të supozohet një gjobë, edhe pse klubi i Inter ka besim se çështja do të arkivohet. Acerbi, dhe nuk mund të ndodhte ndryshe, pranoi gabimet e tij, shpjegoi arsyet e tij (le të kujtojmë luftën kundër kancerit) dhe në çdo rast kërkoi falje për gishtin e mesit të drejtuar ndaj asaj pjese të stadiumit që i këndoi atij korin "duhet të vdesësh” pas golit ndaj Rui Patricio. Në këtë pikë është gati një gjobë edhe për të.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI