Flash

Conte, ëndërra Champions dhe sfidë kritikëve: "Të tjerët festojnë dështimet e mia"

Lapsi.al 14 February 2024
Conte, ëndërra Champions dhe sfidë kritikëve: "Të

Antonio Conte është gati të rikthehet dhe këtë e thotë sinqerisht në një intervistë të gjatë të dhënë për Telegraph. Trajneri nga Salento, i cili ka mbetur jashtë fushës që nga eksperienca e tij e fundit në pankinën e Tottenham, dëshiron të rikthehet në lojë. E megjithatë Conte është në kërkim të sfidës së duhur për ta bërë këtë. Qëllimet e tij janë mjaft të qarta.

SULMI KUNDËR KRITIKËVE

Intervista e plotë do të publikohet nesër, por tashmë janë zbuluar disa pjesë esenciale: "Unë duhet të fitoj. Ndryshe të tjerët presin të festojnë dështimin tim. Kjo është e vërteta - deklaroi Conte, jo pa polemika -. Për mua tani është e pamundur të punoj për një ekip që aspiron vetëm të bëjë spektakël, sepse pritshmëria ndaj meje është e lidhur ekskluzivisht me fitoren. Unë e dua të kaluarën time, por në të njëjtën kohë pritshmëria që ajo nënkupton është gjithmonë shumë e lartë. E nëse nuk fiton, ke dështuar. Opsioni ideal është t'i argëtosh njerëzit e të fitosh".

MODULI

"Mendohet se është një sistem mbrojtës, por absolutisht nuk është kështu. Skuadrat e mia kanë shënuar gjithmonë shumë gola. Nuk varet nga linja mbrojtëse 3 ose 4, por nga mënyra se si e ndërton ekipin dhe fazën sulmuese. Nuk është mirë të jesh shumë sulmues, por as shumë mbrojtës. Duhet të respektosh karakteristikat e lojtarëve dhe të përshtatësh idetë e tua. Përvoja ime thotë se nëse dëshiron të fitosh një kampionat ose të ngresh një trofe, duhet të kesh një ekip stabël dhe të balancuar”.

"ME CHELSEA MUND TË DOMINONIM"

"Historia ime thotë se kam ardhur gjithmonë në klubet e mia në një situatë të vështirë dhe me probleme të ndryshme. Por gjithmonë ndërtoj. Pas sezonit tim të parë te Chelsea, kur fituam titullin, ne mund të kishim dominuar në Angli. Folëm me Lukaku dhe van Dijk dhe me ata dy lojtarë të rëndësishëm mund të kishim ndryshuar situatën”.

Lexo më tej: Prapaskena, Conte i është vetëofruar Barcelonës: i preferuari i blaugranave është Klopp

ËNDËRRA CHAMPIONS

“Një ditë do të doja të ngrija trofeun e Champions League edhe si trajner, por e di që është shumë e vështirë. Njerëzit mendojnë se është e thjeshtë, por duhet të gjendesh në klubin e duhur. Një klub që korrespondon me ambiciet e tua. Një klub gati të bëjë hapin e fundit për të fituar Champions. Mjafton të shikosh Manchester City, sa kohë iu desh për të ndërtuar atë sukses. Shtatë vjet, apo jo? Do të doja t'i jepja këtë gëzim babait tim. Më ka thënë 'do të doja të të shihja duke ngritur lart Champions League'. Nuk është e lehtë, por të gjithë kanë të drejtë të kenë një ëndërr", përfundoi trajneri leçez

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI