Flash

U rrah me shokun e skuadrës për një lojë ping pong: zbulohet misteri i gishtave të fashuar të Son

Lapsi.al 14 February 2024
U rrah me shokun e skuadrës për një lojë ping pong: zbulohet

Në çerekfinalen e Kupës së Azisë ndërmjet Koresë së Jugut dhe Australisë duart e tij ishin të lira dhe pa asnjë mjekim. Disa ditë më vonë, në gjysmëfinalen e humbur çuditërisht kundër Jordanisë, ai kishte një fashë të dukshme në dy gishta të dorës së djathtë. Shumë kanë pyetur veten: çfarë ndodhi me dorën e Son Heung-min? The Sun ka zbuluar historinë në prapaskenë dhe është e pabesueshme.

DËMTIMI I SON: SHERR PËR NJË LOJË PING PONG

Sipas rikonstruksionit të tabloidit britanik, një ditë para ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj Jordanisë, disa lojtarë të rinj të kombëtares së Koresë së Jugut kanë darkuar me nxitim për të shkuar të luajnë ping pong. Mes tyre edhe Lee Kang-in, Seol Young-ëoo dhe Jung Woo-young. Megjithatë, mënyra e tyre e zhurmshme dhe e bezdisshme e lojës duket se ka përfunduar duke i bezdisur shokët e tyre të skuadrës, të cilët po vazhdonin të hanin. E nga ky kaos më pas lindi një sherr i vërtetë.

Si një kapiten i mirë, Son u përpoq të ndalte sherrin, madje duke kapur Lee Kang-in nga jaka. Megjithatë, sipas asaj që shkruan agjencia e lajmeve Yonhap, ky i fundit kishte reaguar duke tentuar të godiste me grusht sulmuesin e Tottenham. E pikërisht në konfuzionin pas gjithë kësaj, kapiteni i Koresë së Jugut pësoi një shembje të njërit prej dy gishtave.

Lexo më tej: Shpëtoni ushtarin Son: dalin fotot e para të yllit të Tottenham në stërvitje

Një histori surreale, e cila ndoshta e destabilizoi jo pak ekipin. Me shumë mundësi, humbja e bujshme kundër Jordanisë mund t'i atribuohet pjesërisht edhe "çështjes ping-pong"?

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI