Flash

Quincy Promes dënohet 6 vjet burg: ishte i përfshirë në trafikun e 1362 kg kokainë

Lapsi.al 14 February 2024
Quincy Promes dënohet 6 vjet burg: ishte i përfshirë në

Quincy Promes u dënua me 6 vite burg nga gjykata e Amsterdamit. Ish-sulmuesi i Ajax dhe kombëtares holandeze, aktualisht në Rusi te Spartak Moska, ka marrë pjesë në një operacion të madh të trafikut të drogës. 32-vjeçari akuzohet se është përfshirë në një dërgesë përmes portit të Antwerp të një ngarkese prej mbi 1350 kilogramësh kokainë. Për të qenë të saktë ibëhet fjalë për 1362.9. Futbollisti holandez nuk po përjeton një periudhë të qetë, duke qenë se në vitin 2023 ai u dënua për therjen me thikë të kushëririt të tij, lidhur me vjedhjen e një xhevahiri gjatë një feste në një shtëpi në Abcoude të Holandës.

Për shkak të mungesës së bashkëpunimit të tij me drejtësinë, policia nuk ka mundur asnjëherë ta marrë në pyetje për faktet për të cilat ai akuzohet. E gjykata e ka dënuar në mungesë, bazuar në provat e mbledhura nga hetuesit, edhe pse mbrojtja e tij gjithmonë i ka mohuar akuzat e përfshirjes së tij në këtë histori. Promes dhe një tjetër i dyshuar, gjithashtu i dënuar sot me 6 vite burg, akuzohen se kanë "importuar, eksportuar dhe transportuar 1362.9 kilogramë kokainë, të fshehur në një ngarkesë me kripë deti nga Brazili". Për shpërndarjen e drogës ishin përdorur dy konteinerë nga anija sapo zbarkoi në portin e Antwerp.

SI NISËN DYSHIMET

Ekipi i Inteligjencës Kriminale (TCI) i policisë holandeze mori informacionin se Promes ishte i përfshirë në trafikun e kokainës. Futbollisti zotëronte telefona të koduar dhe kishte investuar 200,000 paund në biznesin e paligjshëm. Kështu që ata vendosën të nisnin një hetim penal për lojtarin e lindur në Amsterdam. Quincy Promes, sipas asaj që u deklarua nga avokatët e tij Robert Maleëicz dhe Sophie Hof, mohoi çdo përfshirje në trafikun e kokainës, që daton katër vjet më parë, në janar 2020.

ÇFARË ZBULUAN HETIMET

Prokurorët u shprehën kështu: "Në makinën e të dyshuarit u vendos një pajisje dëgjimi dhe ai u monitorua. Vërtetësia e informacionit të TCI u konfirmua, pjesërisht, nga telefonat e sekuestruar nga persona të tjerë në të cilët u gjetën biseda që përfshinin të dyshuarit. Shumë mesazhe e bënin të qartë se të dy ishin të përfshirë në hyrjen, transportin dhe shitjen e këtyre dy dërgesave".

Për më tepër, gjykata e Amsterdamit beson se Promes, “duke pasur para për të investuar” në këtë biznes të paligjshëm, “është në një nivel të lartë në shkallët organizative” të grupit të trafikut të drogës. Droga është marrë nga një prej konteinerëve në fund të janarit 2020, ndërsa konteineri i dytë u kap në kohë nga policia belge.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33