Flash

I dhanë pak muaj jetë: Ryan Reynolds i ndryshon jetën gruas së një futbollisti të Wrexham

Lapsi.al 14 February 2024
I dhanë pak muaj jetë: Ryan Reynolds i ndryshon jetën gruas

Përveçse një yll hollivudian, interpretues i superheroit Green Latern, Ryan Reynolds dëshmon se ka edhe një zemër të madhe. Me 'superfuqitë' e tij, këtë herë thellësisht njerëzore, aktori 47-vjeçar kanadez i ka ndryshuar jetën gruas së një futbollisti të Wrexham. Aktori është bashkëpronar i skuadrës uellsiane që nga viti 2021, së bashku me një aktor tjetër, Rob McElhenney. Jetët e Anthony Forde dhe gruas së tij Laura Mangan u kthyen përmbys në shkurt 2023, vetëm disa ditë pas lindjes së djalit të tyre Paddy. Gruas i kishin dhënë vetëm disa muaj jetë, por ndërhyrja e Reynolds - i cili ofroi të paguante për një konsultë të dytë në Shtetet e Bashkuara - zbuloi se diagnoza ishte e gabuar, duke i rikthyer gëzimin e të jetuarit një familjeje të tërë.

Në fillim të vitit të kaluar, krahu i majtë i Laurës u bllokua kur ishte në shtëpi, kështu që ajo shkoi për një MRI, pas së cilës ajo u diagnostikua me një tumor të trurit të paoperueshëm. Një neurokirurg i tha gruas se mund të kishte vetëm muaj ose ndonjë vit jetë pasi gjykoi se tumori ishte malinj. Duke folur për historinë në një podcast të fundit, Forde tha: “Ne po përpiqeshim të ishim sa më pozitivë derisa folëm me neurokirurgun, por aty morëm lajmin më të keq të mundshëm”.

GJEST PREJ SUPERHEROI

Por mijëra kilometra larg ishte dikush që donte të ndryshonte këtë skenar të tmerrshëm, duke e rishkruar të gjithë historinë dhe duke e shndërruar atë në një përrallë me një fund të lumtur. Disa ditë më vonë, Reynolds i thirri ata në FaceTime nga Shtetet e Bashkuara. Ai donte që Laura të merrte një opinion të dytë mjekësor nga një prej neurokirurgëve më të mirë të Nju Jorkut. Çuditërisht, ky mjek tjetër ishte shumë më optimist dhe biopsia konfirmoi përshtypjen e tij të parë: tumori ishte beninj.

Forde shprehu mirënjohjen e tij për gjestin e mrekullueshëm, që erdhi në momentin më të errët. Falënderimi që përfshiu edhe pronarin tjetër të Wrexham, aktorin Rob McElhenney: "Unë nuk mendoj se do ta kisha marrë këtë ndihmë diku tjetër, ata kanë qenë fantastikë. Ata janë njerëz vërtet të mirë që kanë zemra të mëdha. e unë, familja ime dhe miqtë e mi do të jemi gjithmonë mirënjohës ndaj tyre”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33