Flash

Video/ Fernando kthen Egnatian te fitorja: braziliani nuk heq dorë nga 'Panenka', dorëzohet Skënderbeu

Lapsi.al 13 January 2024
Video/ Fernando kthen Egnatian te fitorja: braziliani nuk heq dorë nga

Pas dy humbjesh radhazi në mbyllje të vitit 2023, Egnatia rikthehet te fitorja në ndeshjen e parë të 2024-ës. Rrogozhinasit mposhtin 1-0 Skënderbeun, duke marrë revanshin për atë humbje në debutim në 'Egnatia Arena'. Vendosi Fernando me një penallti në fillimin e pjesës së dytë. Braziliani nuk hoqi dorë nga 'panenka' e tij, edhe pse herën e fundit ishte një katastrofë.

Gjata udhqëhoqi sulmin, me Jurguens Montenegro që pati problem me helmimin para ndeshjes. E megjithatë, Egnatia u duk se mund të përballonte mirë ndryshimet, nën ritmin e Spahiut e klasin e Fernando. Rasti i parë ishte i Xhemajli që goditi mbi traversë, ndërsa në të 18' Joel arriti të shënojë, por VAR i mbyti festën sulmuesit të rrogozhinasve. Spahiu e Fernando provuan të impenjonin portierin Alia, gjithnjë i vëmendshëm, sidomos në goditjen e brazilianit në minutën e 30'.

Lexo më tejVideo/ Ahmataj fiton derbin me përmbysje e shpërthen ndaj kritikëve: "Këtu ku jam, s'më ka ndihmuar njeri"

'PANENKA' E FERNANDO

Loja pritëse e Skënderbeut të Gvozdenovic, e ndikuar edhe nga presioni i vendasve, nuk mund të jepte më shanse në minutën e 57'. Pas një rrëmbimi të topit nga Joel, mbrojtësi Ramos nuk kishte mënyrë tjetër për të ndalur sulmuesin e Egnatias. Penallti dhe Fernando përsëri, këtë herë me sukses, penalltinë e tij me 'panenka', pavarësisht se herë e fundit e kishte lënë pa pikë skuadrën e tij, për shkak të ekzekutimit të keq të brazilianit. Skënderbeu doli disi nga llogoret me Shaqen, por Gjata kishte mundësinë më të mirë në të 63', me topin që kaloi ngjitur me shtyllën. Në fund sidoqoftë, paniku kap Sherrin në tentativën e Sebastine (në akrobaci) dhe më pas Liços (me kokë).

Egnatia ngjitet tashmë në 40 pikë, pas javës së 19 të Superiores. Tekniku Edlir Tetova, tani mund të presë i qetë ndeshjen e Partizanit me Teutën. Sido të shkojë ndeshja, në rastin më të keq, të kuqtë do të jenë përsëri -5 nga kreu.

[video width="854" height="438" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/01/fernando.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI