Flash

Eriksson e fshehu tumorin për një vit: “Për Krishtlindje mblodhi familjen për një takim të fundit”

Lapsi.al 13 January 2024
Eriksson e fshehu tumorin për një vit: “Për Krishtlindje

Emri i Sven Goran Eriksson, një prej trajnerëve më të suksesshëm të gjeneratës së tij, është rikthyer në vëmendje, për fat të keq, për lajmin e trishtë që ai vetë e tha. Suedezi në një intervistë radiofonike deklaroi se kishte kancer dhe se nuk kishte shumë shpresa. Eriksson zbuloi se vuante nga kanceri i pankreasit, që është i paoperueshëm. Lajmi bëri xhiron e botës dhe trajneri u përfshi nga afeksioni i njerëzve.

Për më shumë se dyzet vjet ai ishte një trajner shumë i vlerësuar dhe mori rezultate kudo. Si trajner i ri, fitoi një Kupë UEFA të papritur me Goteborg. Ai iu afrua fitimit të titullit me Romën, shkoi në një finale të Kupës së Kampioneve me Benfica. Më pas u kthye në Itali dhe fitoi titullin (dhe një seri trofesh) me Lazio përpara se të bëhej trajneri i parë i huaj i Anglisë. I respektuar gjithashtu për mënyrat e tij elegante dhe dashamirëse, Eriksson pothuajse një vit më parë bëri një hap prapa nga Karlstad, një ekip suedez i kategorisë së tretë, duke u larguar për arsye personale.

PRAPASKENA E ZBULUAR NGA RUNEBJER

Eriksson praktikisht për një vit nuk i foli askujt për sëmundjen, madje as menaxheri i tij nuk e dinte që trajneri do ta bënte njoftimin në intervistën radiofonike të 11 janarit. Anders Runebjer zbuloi prapaskenën në një intervistë për një gazetë suedeze: "Nuk tha asgjë ndërsa ishim në makinë duke shkuar në radiostacionin në Karlstad. Nuk e dija se ai do të bënte njoftimin. Nuk e di nëse ka qenë diçka që e ka vendosur menjëherë para ose gjatë intervistës. Mendoj se e ka menduar gjatë se kur dhe si ta thotë këtë publikisht".

Lexo më tejSven-Goran Eriksson, zbulimi i trishtë: "Kam kancer, më mbetet vetëm një vit jetë"

Për Expressen, Runebjer, i cili përveçse është menaxheri i vjetër i Eriksson është edhe miku i tij, tregoi një moment të veçantë dhe të trishtuar të kësaj historie: "Ishte e vështirë për Sven. Para së gjithash ai duhej të pranonte që ishte i sëmurë para se të mund të fliste. Por tani donte ta ndante të fshehtën e tij. Ishte e vështirë për të gjithë, por sidomos për të dhe ata që kishte afër. Ai nuk i tha askujt asgjë për gati një vit. Në Krishtlindje ai mblodhi familjen bashkë për një takim të fundit".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI