Flash

"Nuk isha dakord me largimet": Tetova thumbon klubin për merkaton, Gvozdenovic kapet me detajet

Lapsi.al 13 January 2024
"Nuk isha dakord me largimet": Tetova thumbon klubin për

“Ndeshje e vështirë, e kishim përgatitur më së mirë me kontigjentin që kishim, për shkak të largimeve, dëmtimeve dhe kartoneve të kuq. I kam kërkuar futbollistëve se duhet të fitojmë edhe kur jemi keq duke mos luajtur futboll, por vetëm t'i kënaqeshim 3 pikëshit". Edlir Tetova i gëzohet suksesit të ngushtë 1-0 me Skënderbeun. Nuk ishte e thjeshtë në fakt për rrogozhinasit që kishin ndryshuar krejt linjën e sulmit dhe nuk i kishin gati ende të gjithë të ardhurit e janarit. "Mendoj që do kemi luhatje 3-4 javë pasi lojtarët e rinj duhet të përshtaten. Duhet të njihen me qytetin dhe ekipin. Armiku kryesor që kam unë është koha", tha Tetova.

Fitorja në ndeshjen e parë të vitit sigurisht sheshon shumë gjëra, por Tetova nuk e fsheh pakënaqësinë për largimet, duke lëshuar një shigjetim për klubin. "Nuk është se kam qenë plotësisht dakort me lëvizjet, por unë kam detyrë të stërvis lojtarët. Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të rinj. Ne jemi komodë por sdo shkojmë të luajmë për të humbur pikë. Faza difensive nuk më shqetëson, një ose dy ndeshje s’ngjajnë me njëra-tjetrën. Edhe sot kishim mungesa janë situta që ndodhin në lojë, por me punë besoj do tja arrijmë ta kthejmë lojën siç dëshirojmë”, e mbylli Tetova.

Lexo më tej: Video/ Fernando kthen Egnatian te fitorja: braziliani nuk heq dorë nga 'Panenka', dorëzohet Skënderbeu

GVOZDENOVIC: VENDOSI NJË DETAJ I VOGËL

“Sot vendosi një detaj i vogël, një gabim i vogël, një penallti. Për mendimit tim, loja ishte e barabartë, ne kishim 3-4 raste për gol. Më i mirë ishte shansi i Rashicës në pjesën e parë. Ai ishte vetëm me portierin, kushedi si do shkonte loja". Ivan Gvozdenovic e sheh ndeshjen e humbur me Egnatian me ose apo nëse. Tekniku i Skënderbeut ka keqardhjen për rezultatin e munguar, por jo për lojën e skuadrës së tij: "Loja ishte e barabartë, një gabim brenda zonës ishte shumë fatal dhe penalltia e vendosi ndeshjen. Patjetër nuk jemi të kënaqur me rezultatin, por tani të mendojmë për javën tjetër. Kemi shumë ndeshje e shohim përpara".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI