Flash

Tërmeti në Marok/ Mbi 2100 të νdekur, ekipet e huaja bashkohen në përpjekjet për kërkim-shpëtim

Lapsi.al 11 September 2023
Tërmeti në Marok/ Mbi 2100 të νdekur, ekipet e huaja bashkohen

Ekipet e kërkim-shpëtimit po luftojnë me kohën teksa gërmojnë për të gjetur ndonjë të mbijetuar nën rrënoja në Marok, pas tërmetit më të fuqishëm që është regjistruar ndonjëherë në këtë shtet.

Një tërmet 6.8 ballë i shkallës Rihter e ka goditur të premten qytetin jugperëndimor Marrakesh, dhe për pasojë kanë vdekur 2,122  persona, ndërsa mbi 2.400 të tjerë janë plagosur.

Autoritetet marokene kanë thënë se ekipet nga Spanja, Britania, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shkuar në Marok për t’iu ndihmuar autoriteteve vendore.

Sipas Ministrisë së Brendshme, në të ardhmen mund të pranohen edhe ofertat e vendeve tjera, pasi dërgimi i më shumë ekipeve në këtë pikë në Marok mund të jetë kundërproduktiv, për shkak të mungesës së koordinimit.

Sipas Radio Evropa e Lirë,  tërmeti e ka bërë rrafsh me tokë fshatin Tafegagte në provincën Al-Haouz, rreth 60 kilometra larg Marrakeshit. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, pak ndërtesa shihen në këmbë.

“Gjithçka është shkatërruar. Më është thyer zemra”, është cituar të ketë thënë Zahra Benbrik, 62-vjeçare, të cilës i kanë vdekur 18 familjarë si pasojë e tërmetit. Sipas mediave në Marok, më shumë se 18.000 familje janë prekur nga ky tërmet.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI