Flash

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Kosovë, 1 i νrarë dhe 3 të plagosur

Lapsi.al 10 August 2023
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të së enjtes, në Skenderaj është vrarë një 39-vjeçar. Sipas Policisë nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë.

“Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një lokal në fshatin Runikë të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në hetimet fillestare, nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona. Njëri nga të lënduarit viktima, 39-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona të tjerë të lënduar (po ashtu nga arma e zjarrit) janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, “dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në lokal kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur". Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja.

Grupi hetimor po punon intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e autorit/ve të veprës si dhe zbardhjen e kësaj vepre penale.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI