Flash

Tre lojtarë jashtë forme, por Shehi i detyruar t’i ketë titullarë: Tirana gati për Dinamo Batumin

Lapsi.al 18 July 2023
Tre lojtarë jashtë forme, por Shehi i detyruar t’i ketë

Ndeshja e parë nuk jep garanci për nivel performace. Ndërsa 1-1 i maturuar në 90 minutat kundër Dinamo Batumit, nuk jep siguri në këndvështrim rezultati. E megjithatë, Tirana beson se mund tia dalë në transfertën e Batumit. Synimi është të arrijë në takimin me Besiktas, në raundin e dytë të Conference League. Fillimisht duhet një fitore në Batumi, kundër një Dinamo që nuk u duk e papërballueshme në ndeshjen e parë. Shehi në këtë pikë duhet të manovrojë me njerëzit që ka e formën që kanë.

Bardheblutë me dëmtimet nuk kanë problem. Ajo që shqetëson teknikun Orges Shehi është forma e disa titullarëve të tij, sidomos nga ata që janë bashkuar me kryeqytetasit në fillim të verës. Erion Hoxhallari, Gledi Mici, por edhe Albi Doka nuk do të jenë në maksimumin e tyre përpara nisjes së kampionatit në fund të gushtit. Në këtë pikë, te Tirana situata ndërlikohet. Shehi nuk mund të përdorë Lulajn e Najdovskin bashkë, duke qenë se janë të dy djathtoshë. Kështu, që Hoxhallari duhet të shtrëngojë dhëmbët edhe njëherë për të përballuar një kundërshtar në mes të kampionatit.

Lexo më tej: Në Mezokozvezd, dita e të vërtetës për Partizanin: Zekic “imiton” formacionin e Tiranës

DILEMAT E TEKNIKUT

Dilema e madhe e teknikut të bardhebluve është Përgjoni apo Mici. Djaloshi i ri ka ritëm e intensitet, por nuk ka eksperiencën e ish-mbrojtësit të Kukësit. Në mesfushë Lushkja, autori i golit të barazimit në shtesë kundër gjoergjianve, duket se ka rifituar vendin në skuadër. Në repart, i vetmi i paprekshëm është Hila. Përpara është rikthyer të punojë me grupin Kaina Nunes. Megjithatë, braziliani nuk ka formën fizike për të shqetësuar asnjë nga tridhëmbëshi titullar i ndeshjes së parë Latifi-Hasani-Abazaj. Deri para nisjes të mërkurën në mëngjes, Shehi do të ketë përcaktuar edhe detajet e fundit të formacionit të tij. Gjithnjë nëse dëmtimet nuk i luajnë ndonjë rreng të papritur.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI