Flash

Video/ Bonucci i preferuari i bardhezinjve, Lukaku jo: "Edhe sot për mua është një ditë e bukur"

Lapsi.al 17 July 2023
Video/ Bonucci i preferuari i bardhezinjve, Lukaku jo: "Edhe sot për
Leonardo Bonucci mundohet ta nisë sezonin me buzëqeshje. Mbrojtësi i Juventus, të cilit ditët e fundit iu tha se nuk do të jetë më pjesë e projektit teknik, u prezantua në J|Medical të hënën në mëngjes. 36 vjeçari mbërriti për kontrollet e zakonshme e u prit me ovacione nga tifozët e pranishëm. Madje dikujt prej tyre i rrëfeu edhe qëllimin: “Vullneti im është të qëndroj, faleminderit për gjithë dashurinë”, ishin fjalët e tij. Më pas ai postoi një mesazh me tone optimiste në rrjetet sociale: “Në fund të fundit, burrave, i vlejnë zemra dhe qëllimet. Për këtë edhe sot, si çdo vit, është një ditë e bukur për mua”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Leonardo Bonucci (@bonuccileo19)

Këto janë ditë të nxehta merkato e kanë të bëjnë me aksin Juve-Inter. Vetëm ditën e djeshme u publikua lajmi i bujshëm për kalimin e Juan Cuadrado te zikaltrit, pas skadimit të kontratës me bardhezinjtë. Lajme të bujshme si ai që zbuloi arsyet e ndërprerjes së negociatave mes Lukaku e Inter. Mes të dyve u fut Juventus. Bardhezinjtë shfaqën interes për qendërsulmuesin belg, me kërkesën e Max Allegri. Por jo të gjithë bardhezinjtë e mendojnë njësoj si trajneri. Në të vërtetë, siç shihet edhe nga video e mëposhtme, zhgënjimi për blerjen e mundshme të tij është evident. "Ne Lukakun nuk e duam atë", kënduan tifozët e Juventus, ndërsa brohoritën për mbrojtësin Leonardo Bonucci. Lexo më tej: Juventus-Bonucci, prapaskena e thyerjes së raportit: ja çfarë ka bërë Allegri Pikërisht kur mes lojtarëve që mbërritën para turmës bardhezi u shfaq Leonardo Bonucci, koret ndryshuan. Ish-kapiteni tashmë jashtë skuadrës nga trajneri dhe drejtuesit është i preferuari i tifozëve. “Nuk e meritoje këtë”, i thanë disa tifozë mbrojtësit. Bonucci fillimisht u fut në godinën e klubit dhe më pas u afrua te të tifozët e pranishëm për foto dhe autografe, që entuziazmuan mbështetësit e shumtë.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI