Flash

Messi udhëron, Libertadores bindet: ndryshim rregullash "për ta bërë ta fitojë”

Lapsi.al 15 July 2023
Messi udhëron, Libertadores bindet: ndryshim rregullash "për ta

Ardhja e Lionel Messi te Inter Miami i David Beckham mund të çojë një kompeticion të rishkruajë rregullat dhe formatin e saj. Flasim për historiken dhe prestigjiozen Copa Libertadores, që i korrespondon Champions League të Amerikës së Jugut. Ëndrra e të gjitha skuadrave dhe të gjithë futbollistëve, e cila megjithatë mund të zgjerohet me përfshirjen e ekipeve nga Amerika e Veriut.

Në Amerikën e Jugut të gjithë janë të çmendur pas Lionel Messi. Të gjithë ëndërrojnë ta shohin atë duke shkelur fushat e Argjentinës, Brazilit dhe gjithë kontinentit. Tani Pleshti është afruar me vendlindjen e tij, duke luajtur pak më lart, te Inter Miami. Ardhja e tij në MLS përkon me bisedimet e para midis federatave Conmebol dhe Concacaf. Dy federatat dëshirojnë të zgjerojnë pjesëmarrjen e Copa Libertadores edhe për ekipet amerikane. Një arsye më shumë është prania e kampionit të botës që mund të bëjë që të digjen etapat në negociatat mes federatave. Inter Miami do të ishte një ekip i privilegjuar, që do të kishte një "ëild card" për të marrë pjesë në edicionin e parë të zgjeruar. Por ka edhe një arsye tjetër pas saj.

Lexo më tej: Messi bënte njoftimin, Beckham flinte: “Kisha 1 milionë mesazhe në telefonin tim”

QË MESSI TA FITOJË

E vetmja gjë që i mungon argjentinasit është Copa Libertadores. Siç konfirmoi Alejandro Dominguez, presidenti i Conmebol, argjentinasi tashmë është lajmëruar. Mundësia për të marrë pjesë në Copa Libertadores, i vetmi trofe që i mungon, është reale: “Bëre 3 me Kupën e Botës, Finalissima dhe Kupën e Amerikës. Tani të mungon Copa Libertadores“, këto janë fjalët e Dominguez për Messin. Rrugë e hapur për ta fituar?

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI