Flash

Kvaratskhelia, nga 8 milionë në 95 në një vit e gjysëm: oferta e Newcastle trondit tifozët e Napolit

Lapsi.al 15 July 2023
Kvaratskhelia, nga 8 milionë në 95 në një vit e gjysëm:

Pas blerjes së Sandro Tonali, Newcastle ka kthyer vëmendjen nga Khvicha Kvaratskhelia. Sipas disa raportimeve që vijnë nga mediat e Arabisë Saudite, klubi anglez i ka paraqitur Napolit një ofertë prej 95 milionë euro për sulmuesin e krahut gjeorgjian. Shifra tani për tani nuk duket se i ka bërë përshtypje Aurelio De Laurentiis, por që sigurisht kërkon reflektime dhe vlerësime të caktuara. Pas lamtumirës me Kim, klubi napolitan vështirë se do të heqë qafe një tjetër prej lojtarëve më të mirë në skuadër. Por kthesat në këtë drejtim nuk mund të përjashtohen nëse presingu i Newcastle vazhdon i lartë.

Seria A, pra, vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubit të Premier League, në pronësi të fondit PIF. Në fakt, sapo është mbyllur marrëveshja për Tonali, Newcastle po përpiqet të rrëmbejë Kvaratskhelia. Një goditje e rëndësishme jo vetëm për kuotën e vënë në pjatë, por edhe për vlerën teknike të lojtarit, sigurisht ndër më të mirat e kampionatit të Napolit. Objektivi është i vështirë për t'u arritur. Sipas asaj që del nga Castel Volturno, në fakt, Adl e konsideron gjeorgjianin të patransferueshëm. Por sic dihet, në shifra të caktuara, askush nuk është i patransferueshëm. E të mendosh që në mars 2022 kur u transferua nga Rubin Kazan te Dinamo Batumi vlera e Kvaratskhelia ishte 8 milionë euro.

Lexo më tej: Kvaratskhelia MVP i Serie A 2022/23: dominon Napoli, Juventus nuk ka asnjë “më të mirë”

E NJËJTA SITUATË PËR OSIMHEN

I njëjti diskutim i bërë tashmë edhe për Victor Osimhen në shtëpinë e Napolit. Nëse nuk bëhen oferta thelbësore, sulmuesi nigerian nuk do të lëvizë nga Napoli. Që, përkthyer, do të thotë të paktën një "dyqindshe". Siç raportohet drejtpërdrejt nga De Laurentiis, për të fiksuar pak bazën e cështjes. Një cështje që tani duket se përfshin edhe Kvaratskhelia. Për gjeorgjianin, për momentin, nuk është vendosur ende një bazë ankandi në Napoli.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI