Flash

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Declan Rice, lojtari më i shtrenjtë anglez i historisë: “Nuk është e lehtë pas 10 vjetësh”

Lapsi.al 15 July 2023
Declan Rice, lojtari më i shtrenjtë anglez i historisë:

Ylli i kombëtares së Anglisë largohet nga West Ham pas gjashtë vitesh në ekipin e parë. Mesfushori i udhëhoqi Hummers në trofeun e fituar të Conference League sezonin e kaluar. West Ham konfirmoi largimin e tij në një postim në Tëitter ku lexohet: “Mund të konfirmojmë që Declan Rice është larguar nga klubi”.

Arsenal pastaj njoftoi ardhjen e tij, duke thënë: "Lojtari i përfaqësueses angleze Declan Rice është bashkuar me ne nga West Ham United në një kontratë afatgjatë". Rice, 24 vjeç, më në fund ka nënshkruar pasi të dy palët londineze ranë dakord për një strukturë pagese. Arsenal do të paguajë 100 milionë paund deri në vitin 2025 me 5 milionë paund të tjera si bonuse.

Lëvizja e tij nga Lindja në Londrën Veriore për 105 milionë £ e sheh Rice të bëhet lojtari anglez më i shtrenjtë ndonjëherë. Edhe pse ai mund të tejkalohet nga Jude Bellingham te Real Madrid. Mesfushori i Blancos mund të arrijë në 115 milionë paund nëse plotësohen klauzola të ndryshme.

VLERËSIMI I TEKNIKUT ARTETA

Tekniku Mikel Arteta tha: “Ne jemi vërtet të lumtur që Declan po na bashkohet. Ai është një lojtar me aftësi të jashtëzakonshme, i cili ka performuar në një nivel të lartë në Premier League dhe për Anglinë për disa sezone tani. Declan po i sjell klubit padyshim cilësi dhe ai është një talent i jashtëzakonshëm që ka potencialin për të qenë shumë i suksesshëm këtu. Declan ka përvojë të madhe në Premier League vetëm në moshën 24-vjeçare. Siç e pamë të gjithë, ai së fundmi ngriti një trofe evropian".

Rice

LETRA E LAMTUMIRËS PËR WEST HAM

Declan Rice ndërkohë ka përshëndetur West Ham me një letër në Instagram, sapo kalimi te Arsenal u bë zyrtar. Mesfushori anglez ka dashur të përshëndesë me shumë përzemërsi tifozët e tij të vjetër duke ripërsëritur të gjitha etapat e karrierës së tij me Hammers me një video emocionuese.

Lexo më tej: Titulli i humbur çmend Arsenal: Gunners i ofrojnë West Ham 120 milionë euro për Rice

"Nuk mund të besoj se 10 vite të pabesueshme kanë marrë fund. West Ham ka qenë një pjesë e madhe e jetës sime brenda dhe jashtë fushës - tha lojtari -. Të thuash lamtumirë nuk është kurrë e lehtë. Unë kam arritur nivele të jashtëzakonshme, por asgjë më shumë se atë natë në Pragë. Gjithashtu jam rritur shumë si person, si lojtar dhe si kapiten. Që në momentin e parë që kam qenë kapiten i ekipit, nën drejtimin e Nobes, nuk ndjeva asgjë tjetër veç krenarisë dhe pasionit. Si kapiten, ngritja e atij trofeu evropian ishte qershia mbi tortë".

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI