Flash

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Wanda Nara me leucemi: gazetari Lanata ka pasur akses në analizat e gruas së Icardit

Lapsi.al 15 July 2023
Wanda Nara me leucemi: gazetari Lanata ka pasur akses në analizat e gruas

Moment shumë delikat për Wanda Nara dhe familjen Icardi. Sipas asaj që mësohet nga Argjentina dhe në veçanti ajo që raportoi gazetari Jorge Lanata gjatë programit të tij radiofonik në Radio Mitre, sipërmarrësja dhe menaxherja e ish-sulmuesit të Inter është me leucemi. Bashkëshortja e sulmuesit Mauro Icardi është shtruar në klinikën Los Arcos që prej të mërkurës së kaluar. Ajo kishte ndjerë dhimbje të forta barku. Sipas analizave të para Wanda vuan nga një inflamacion i shpretkës dhe një anomali të konsiderueshme në nivelin e qelizave të bardha të gjakut. Wanda Nara dyshohet se mund të ketë leucemi.

Wanda, që aktualisht drejton edicionin argjentinas të Master Chef, dhe familja e saj padyshim nuk kanë dhënë asnjë lajm për ngjarjen. Por pikërisht mungesa e Wanda Nara në rrjetet sociale, ku zakonisht është shumë aktive, ka ngjallur shqetësim.

DEKLARATA E GAZETARIT LANATA

Gazetari i njohur argjentinas Jorge Lanata, bëri të ditur se të afërmit e modeles dhe biznesmenes kanë kontaktuar qendrën e specializuar të leuçemisë, Fundaleu. Wanda Nara u shtrua në Sanatoriumin Los Arcos të mërkurën mbrëma me dhimbje të forta barku. Siç bëhet e ditur nga portali i internetit Radio Mitre, fakti që analizat rezultuan me nivel të rritur të rruazave të bardha tregojnë një sëmundje hematologjike.

Në këtë pikë, sipas burimeve të tij, Jorge Lanata konfirmoi se Wanda Nara ka leucemi. Wanda Nara dhe Mauro Icardi kanë pezulluar pushimet jashtë vendit. Kjo fatkeqësi e ka detyruar argjentinasen të pezullonte fillimin e pushimeve jashtë vendit. Ajo kishte planifikuar të shkonte me bashkëshortin e saj futbollistin Mauro Icardi dhe djemtë e tij. Në Evropë, Wanda do të takonte Zaira, motrën e saj. Fillimisht ajo u shtrua në spital për të kryer analizat. Por më vonë mjekët vendosën që ajo të qëndronte e shtruar edhe për disa orë si masë paraprake.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI