Flash

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Wanda Nara shtrohet me urgjencë në spital: fliten versione të ndryshme, deri leucemi

Lapsi.al 14 July 2023
Wanda Nara shtrohet me urgjencë në spital: fliten versione të

Wanda Nara nuk ndalet për shkak të angazhimeve të shumta në punë që ka gjithmonë në axhendën e saj. Por mes të mërkurës dhe të enjtes, sipërmarrëses argjentinase iu desh të shtynte gjithçka. Shkak u bë shtrimi urgjent në spital. Sipas asaj që u mësua nga Gente, prezantuesja e MasterChef ka përfunduar në spital për shkak të një sëmundjeje të papritur. Wanda ka ndjerë dhimbje të fortë në stomak dhe i është nënshtruar analizave të nevojshme.

Modelja kishte planifikuar një pushim familjar, të cilat i kishte munguar prej kohësh. Një sesion fotografik që ishte në rendin e ditës dhe që do të duhet të riplanifikohet gjithashtu është shtyrë. Dalja e saj e fundit publike daton të hënën, pas ndarjes së çmimeve Martin Fierro. Sërish sipas raportimeve nga mediat argjentinase, Wanda ka dalë nga spitali pas 24 orësh dhe është kthyer në shtëpi me bashkëshortin e saj Mauro Icardi. Është e rëndësishme të nënvizohet se për momentin nuk ka ende asnjë shënim zyrtar në lidhje me episodin dhe shëndetin e Wanda Nara.

Lexo më tej: Wanda Nara flirton me ‘të mëdhenjtë’ e Serie A: "Di që unë e Icardi do të kthehmi në Itali"

Por se si është vërtet Wanda Nara, askush nuk e di për momentin. Ka thashetheme kontradiktore që variojnë. Sipas gazetarit Angel de Brito "situata e Wanda Nara është serioze, do të hetojmë". Ndërsa, njerka e argjentinases insiston se nuk ka "asgjë serioze". Por ka nga ata që betohen se e panë Mauro Icardi të shqetësuar për shëndetin e gruas së tij. E një mjek aludon pë leucemi.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI