Flash

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Të dielën prezantimi i madh, ndërkohë Messi shkon në supermarket: Pleshti pikaset duke bërë pazar

Lapsi.al 14 July 2023
Të dielën prezantimi i madh, ndërkohë Messi shkon në

Shkon për të bërë pazar në një supermarket në Majemi dhe gjen… Lionel Messi. Të gjithë klientët e supermarketit në fjalë janë habitur padyshim teksa dolën ballë për ballë me argjentinasin shtatë herë fitues të Topit të Artë dhe kampionin e ri të botës.

E në fakt ka ndodhur kështu, sepse me sa duket futbollisti po përgatitet për jetën e tij të re te Inter Miami. E natyrisht, ajo gjithashtu do të përbëhet nga momente si këto, ndoshta me liri më të madhe se vitet e fundit mes Barcelonës dhe Parisit.

Lexo më tej: Messi, nis aventura amerikane te Inter Miami: "I lumtur për këtë sfidë të re, do jap maksimumin"

Messi u pikas në një supermarket me një karrocë pazari. Ai u pikas në një supermarket me një karrocë pazari. Bluzë, pantallona të shkurtra dhe pantofla. Kështu Leo Messi ka dalë për të bërë pazar në një supermarket në Miami, duke mbushur karrocën e blerjeve si çdo “shtëpi” mes njerëzve të lagjes. Buzëqeshje, disa përqafime dhe shumë fotografi për kampionin e botës të Inter Miami.

Nga fotot që qarkullojnë në ueb duket se ai ishte në dispozicion të kujtdo që i kërkonte një selfie apo një autograf. Ndër fotot e ndryshme që shihen, një burrë, një zonjë e moshuar dhe madje një vajzë e vogël ishin ndër fatlumët që kanë bërë një foto me argjentinasin. Jeta e re “amerikane” e Messi ka filluar...

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI